Moviola e javës/ Gjyqtarët nën akuzë, Partizani shpall “non-grata” treshen e sfidës me Kukësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2018 | 20:17

Moviola e javës/ Gjyqtarët nën akuzë, Partizani shpall “non-grata” treshen e sfidës me Kukësin

Java e 20-të e Kategorisë Superiore është mbyllur mes polemikave dhe akuzave për arbitrat. Partizani ka dalë hapur kundër kryesorit Meta dhe dy ndihmësve të tij, Rexha dhe Bregasi, duke i shpallur “non-grata”. Ndërsa drejtuesit e Kamzës kanë akuzuar kryesorin Alla për ndihmesë të Skënderbeut.

PARTIZANI – KUKËSI 1-3

Gjyqtarë: K.Meta, D.Rexha, N.Bregasi / Mbrapa porte: O.Sokoli, O.Kuka

-Imami bën një ndërhyrje të gabuar ndaj Malës në minutën e parë në mesfushë, por arbitri nuk e ndëshkon me karton të verdhë, edhe pse ndërhyrja ishte e pastër nga mbrapa.

kukesi partizani

-Në minutën e tretë, Bakaj bën një faull taktik ndaj Kulumit, gjyqtari akordon thjesht goditje dënimi për Partizanin dhe e fal mesfushorin e Kukësit, që duhej ndëshkuar me karton të verdhë.

-Në minutën e 51-të, Guri shkakton një faull nga mbrapa ndaj Sulejmanit, gjyqtari fal sulmuesin e Kukësit dhe nuk i jep karton të verdhë.

-Një minutë më pas, edhe Musolli ndërhyn ndaj Asanit me një ndërhyrje të ashpër nga mbrapa, madje replikon edhe me gjyqtarin, por sërish nuk ka karton verdhë.

-Në minutën e 63-të, Kale bën një ndërhyrje të ashpër ndaj Malës nga mbrapa, por edhe në këtë rast ka vetëm faull dhe jo karton të verdhë për lojtarin e Kukësit.

-Në minutën 79-të, Asani kroson nga një goditje dënimi, topi devijohet me kokë nga Ibrahimi dhe nxjerr Bardhin në pozicion jashtë loje, i cili shënon. Anësori Rexha, me të drejtë, akordoi pozicion jashtë loje.

-Në minutën e 91-të, Bardhi, nga e djathta në dyluftim me Imamin, tërhiqet nga mesfushori i Kukësit para syve të anësorit Rexha dhe bie në tokë. Anësori valëvit flamurin duke sinjalizuar faull për Kukësin. Vendim i gabuar i Rexhës.

partizani kukesi

-Arbitri Meta gaboi edhe te ndëshkimi i Bakajt, i cili nisi të ofendonte me gisht tifozët pa dalë mirë nga fusha kur po zëvendësohej. Kur gjyqtari e ndëshkon nga pankina, nuk i jep të kuqin direkt, por fillimisht të verdhën e dytë dhe më pas masën ekstreme.

VLLAZNIA – TEUTA 2-0

Gjyqtarë: J.Xhaja, R.Avdo, R.Çokaj (Lezhë)

-Në minutën e 26-të, Çinari kroson nga e majta në zonë, ku Sukaj në përpjekje për të goditur, rrëzohet pas duelit me Bilalin. Arbitri vazhdon lojën dhe, si për ironi të fatit, aksioni vijon me golin e parë të Vllaznisë. Vendimi i tij ka qenë i drejtë.

-Ndërsa në minutën e 74- të, kapiteni i Teutës, Arbër Çyrbja, gjuan brenda zonës, teksa topi përplaset te Mersini dhe durrsakët pretendojnë për 11- metërsh. Edhe në këtë rast kryesori ka vepruar drejt, pasi nuk kemi të bëjmë me penallti.

KAMZA – SKËNDERBEU 1-2

Gjyqtarë: L.Alla, E.Malo, E.Korreshi

-Në minutën e 43-të të takimit, Skënderbeu pretendon për një 11-metërsh pas një rrëzimi të Vilës në zonën e Kamzës. Mesfushori i ardhur në ndihmë të sulmit pati një kontakt të lehtë me një prej mbrojtësve, por kryesori Alla ishte shumë pranë aksionit dhe lejoi vazhdimin e takimit. Në pamjet filmike duket qartë se kemi të bëjmë me një vendim të rregullt.

-Aksion i shpejtë i Kamzës dhe Raçiç shërbehet bukur nga Plaku, ku del përballë portierit Shehi. Por, anësori Malo akordon pozicion jashtë loje për sulmuesin kamzali. Në pamjet filmike duket qartë që pozicioni i Raçiçit ka qenë i rregullt dhe arbitri i linjës ka gabuar duke ndërprerë një aksion të pastër goli.

-Në minutën e 79-të kemi të bëjmë me një 11-metërsh të mohuar për Skënderbeun. Krosim në zonë nga një goditje dënimi dhe Zguro tërheq dukshëm duke e rrëzuar në tokë Alitin. Por, asnjë nga gjyqtarët nuk e ka pikasur këtë moment që në pamje filmike duket qartë.

FLAMURTARI – LUSHNJA 2-0

Gjyqtarë: K.Cjapi, I.Tartari, N.Rrapaj

-Bicaj i Flamurtarit në minutën e 29-të bën një ndë- rhyrje të gabuar ndaj Sefës në ajër dhe, me të drejtë, kryesori e ndëshkon me karton të verdhë, por nuk do të gabonte edhe nëse do të akordonte karton të kuq, pasi ndërhyrja ishte e ashpër.

-Në minutën e 33-të të takimit, vlonjatët pretendojnë për një 11-metërsh. Bufasi prek me dorë një top të gjuajtur nga Kamara, por më të drejtë kryesori lejon vazhdimin e lojës, pasi dora e mbrojtësit të Lushnjës është në pozicion natyral.

-Kamara pretendon për një 11-metërsh në minutën e 56-të pas një rrëzimi në zonën kundërshtare, por edhe në këtë rast kryesori merr vendimin e drejtë për të mos dhënë penallti për vlonjatët, pasi kemi të bëjmë më shumë me një simulim të sulmuesit.

LAÇI – LUFTËTARI 2-2

Gjyqtarë: K.Kola, E.Doda, D.Agaraj

-I vetmi moment i diskutueshëm në këtë ndeshje është ai i minutës së 13-të, kur Fangaj rrëzon Bregun në hyrje të zonës së skuadrës së tij në një duel një për një. Arbitri ka akorduar goditje dënimi për Luftë- tarin dhe ka nxjerrë lojtarin e Laçit me karton të kuq. Vendim i drejtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"