Moviola e Elbasani-Flamurtari/ Vlonjatëve iu mohua goli i përmbysjes (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2024 | 19:57

Moviola e Elbasani-Flamurtari/ Vlonjatëve iu mohua goli i përmbysjes (VIDEO)

Elbasani-Flamurtari u gjykua nga Laver Alla, ndërsa në këtë takim të rëndësishëm, të Kategorisë së Parë, kishte edhe sistem VAR, aty ku ishin arbitrat nga Durrësi: Andi Koçi dhe Fatmir Lama.

WhatsApp Image 2024-02-05 at 11.26.44

Dy raste pati për moviolë, në një kohë që kartoni i kuq nga La Torre për Flamurtarin, ishte i drejtë, teksa erdhi pas dy të verdhave.

55′ Hila shënon me kokë dhe ka dyshime për një pozicion jashtë loje të mesfushorit, por sistemi VAR konfirmon golin e Elbasanit.  (VIDEO) (VIDEO)

90+4′ Flamurtari shënon golin e përmbysjes 1-2 me Indio Oliverën, por VAR sinjalizon Allën për të riparë aksionin. Arbitri kryesor anulon golin për faull të Leshit kundër Lilës në nisjen e aksionit. Një rast shumë i dyshimtë, pasi fillimisht pati kontakt mes Lilës dhe Leshit.  (VIDEO) (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"