MOSHAT U-19/ Tirana dhe Teuta bëjnë ligjin, festojnë me kupat e grupeve dhe tani duan titullin. Ja të gjitha verdiktet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2020 | 21:03

MOSHAT U-19/ Tirana dhe Teuta bëjnë ligjin, festojnë me kupat e grupeve dhe tani duan titullin. Ja të gjitha verdiktet

Është mbyllur kampionati për moshat U-19, teksa në fundjavë u luajtën edhe ndeshjet e fundit, “Panorama Sport”, ju sjell skedat e ndeshjeve të zhvilluara në të dyja grupet A dhe B: 

pjimage (4)

Bardheblutë, spektakël në derbi

11

Tirana feston kupën e Grupit A për U19 me një fitore të madhe në derbin ndaj Partizanit. Skuadra që u drejtua deri pak muaj më parë nga Bledar Devolli, dje mori frytet e një sezoni mbresëlënës me Migen Memellin në pankinë. Megjithatë, ky ishte vetëm hapi i parë për bardheblutë e rinj, pasi tashmë është faza “play off” dhe Tirana kërkon titullin kampion. Sa i përket ndeshjes së djeshme, që u zhvillua në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe u transmetua edhe nga kanali zyrtar i klubit bardheblu, diferencën e bëri dopieta e Andri Stafës. Mirëpo, duhet thënë se deri në minutën e 85-të rezultati ishte 1-1. Pesë minutat e fundit të lojës kanë qenë fantastike, pasi prodhuan plot tre gola. Për Tiranën shënuan edhe Avdiu e Elezi. Në “play off” Tirana do të luajë ndaj Apolonisë, ndërsa Partizani mbetet jashtë garës. Abdulla Dushku

 

Durrsakët e bëjnë festë në Pogradec

12

Teuta tregon forcën edhe në ndeshjen e fundit të kampionatit, teksa pas 18 javësh është kampione e Grupit B me 44 pikë. Në ndeshjen ndaj Pogradecit skuadra e Xhevahir Kapllanit shpërtheu në pjesën e dytë. Vendësit e filluan mirë pjesën e parë, ku fituan një penallti, të cilën Dervishaj e shndërroi në gol. Në 45 minutat e dyta ishin durrsakët që dominuan totalisht ndeshjen. Qehaja shënoi dy herë brenda dhjetë minutave, e më pas Duka e Cenaj plotësuan triumfin 4-1 në transfertë. Pas përfundimit të ndeshjes u zhvillua edhe ceremonia me kupën e grupit. Tashmë të rinjtë e Teutës do të luftojnë për të fituar titullin kampion për U-19. Ndeshja e parë për “play off” do të luhet kundër Laçit. Nga ana tjetër, Pogradeci e mbylli këtë kampionat në vendin e gjashtë, duke siguruar minimalisht qëndrimin në elitë. Redi Dandallaku

 

Shkëlqen Flamurtari

13

Flamurtari dhuroi spektakël në Gjirokastër, duke shënuar gjashtë gola përballë një Luftëtari që kishte siguruar mbijetesën në Superiore. Vlonjatët shkëlqyen që në pjesën e parë, teksa Mukoj realizoi dy herë, ndërsa protagonistë me nga një gol u bënë Hasanaliaj, Gjoka, B.Aliaj dhe Çakëri. Flamurtari do të luajë në “play off” ndaj Internacionalit. Tomor Shehu

 

Internacionali nuk fal

14

Internacionali zhyt Termin dhe e mbyll kampionatin në vendin e dytë me vetëm një pikë më pak se Tirana kryesuese e Grupit A. Skuadra e trajnerit Shulku shënoi që në fillim me Demollarin, ndërsa Gjini dhe Nerguti plotësuan fitoren 3-1. Internacionali do të kërkojë tashmë titullin në “play off”, ndërsa Termi luan mbijetesën ndaj Besës. Abdulla Dushku

 

Një barazim si fitore

15

Apolonia dhe Shkëndija e Tiranës kanë ndarë nga një pikë dhe në fund kanë festuar të dyja pjesëmarrjen në fazën “play off”. Ka qenë një ndeshje e fortë mes dy rivaleve që kërkonin vendin e dytë në renditjen përfundimtare. Fierakët janë ndodhur në diavantazh 0-2, por kanë arritur të barazojnë falë golave të L.Mehmetit dhe Sotës me penallti. Bujar Rama

 

Tri pikët nuk mjaftojnë

16

Skënderbeu ka fituar 0-2 përballë një Elbasani të përgjysmuar, pasi disa lojtarë ia kishte marrë ekipi i parë. Pas një pjese të parë pa gola, korçarët shënojnë dy herë me Terollin dhe Beçkën. Për fat të keq kjo fitore nuk mjaftoi që Skënderbeu të kapte zonën “play off”, pasi ka marrë më pak pikë në ndeshjet direkte me Apoloninë dhe Flamurtarin. Vladimir Mema

 

Zhgënjen Vllaznia

17

Vllaznia dhe Shënkolli nuk kanë shkuar më shumë se barazimi në ndeshjen e fundit për këtë kampionat. Ky sezon ishte zhgënjyes për shkodranët, të cilët nuk mundën të kapnin as vendin e katërt për të qenë në “play off”. Nga ana tjetër, Shënkolli e mbylli i treti në Grupin A dhe tani do të përballet kundër Shkëndijës së Tiranës. Admir Uruçi

 

Shpëton Dinamo

18

Dinamo fiton ndaj Akademisë AAS dhe i shpëton zonës “play out”, duke siguruar qëndrimin në Kategorinë Superiore U-19. Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar, pasi edhe ekipi nga Shkodra ishte në zonën e ftohtë. Një gol i Zenelit në minutën e 58-të vendosi këtë takim. Tashmë AAS do të diskutojë kategorinë në një finale me Akademinë e Futbollit. Abdulla Dushku

hyuki

oio

 

jk

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"