MOSHAT U-19/ Shpërthen Tirana, Shkodra mposht Partizanin në ndeshjen e shumë kartonëve (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2020 | 21:59

MOSHAT U-19/ Shpërthen Tirana, Shkodra mposht Partizanin në ndeshjen e shumë kartonëve (VIDEO)

Kategoria Superiore për moshat U-19, luajti këtë fundjavë ndeshjet e javës së parë, “Panorama Sport”, ju sjell skedat e ndeshjeve të zhvilluara:

TIRANA U19

Tirana çmonton Shkëndijën e Durrësit

AD5920F2-DCDF-4BEE-B218-98475B8A4A2F

Një fitore e bukur dhe plotësisht e merituar ka qenë ajo e Tiranës ndaj Shkëndijës së Durrësit, që përfaqëson shkollën e mesme të futbollit në qytetin bregdetar. Skuadra bardheblu, që tashmë drejtohet nga i mirënjohuri Ilir Spahiu, ka shënuar plot 7 gola në këtë javë të parë të kampionatit. Madje mund të duket e çuditshme, por triumfi i Tiranës ka ardhur me përmbysje, sepse në pjesën e parë miqtë shënuan që në minutën e 8-të me anë të Nasufit. Edhe pse Tirana u mundua të reagonte, sërish nuk arriti që të barazonte brenda 45 minutave të para. Mirëpo, pas “dushit të ftohtë” nga trajneri Spahiu në pushim në dhomat e zhveshjes, më pas ka ardhur edhe autokritika e bardhebluve të rinj. Birçaj në minutën e 50- të hapi serinë e golave, ndërsa më pas mendoi Gjumsi për të çuar rezultatin në 2-1. Golin e qetësisë e shënon sërish Birçaj, e më pas Avdiu e çon rezultatin 4-1. Shkëndija reagon me golin e Myzeqarit, por më kot, pasi Tirana i bën edhe tre të tjerë. ABDULLA DUSHKU

Shkodra mund Partizanin

CFBCB233-5196-440B-8046-3C0B25338FAE

Një penallti vendos ndeshjen mes Partizanit dhe Shkodrës. FSHF kishte dërguar në këtë takim gjyqtaren e FIFA-s, Emanuela Rusta, e cila nuk u kursye aspak, duke nxjerrë tetë të verdhë dhe dy të kuq. Në pjesën e dytë, një prekje e topit me dorë në zonën e kuqe, bën që Rustja të akordojë penallti për Shkodrën. 11-metërshin e kthen në gol Suka. Abdulla Dushku

Vllaznia i falet Smajlit

272F8DC8-6B64-48C9-8309-D2D3CE497036

Një gol në minutën e 80-të vendosi InternacionalVllaznia. Ishte një lojë mjaft e bukur dhe me emocione, duke mbajtur të hapur çështjen e rezultatit deri në fund. Të dyja skuadrat e kërkuan me ngulm golin, por duhet të vinte fundi që shkodranët të tregoheshin më të qartë. Smajli vepron bukur dhe e dërgon topin në rrjetë për kuqeblutë. Abdulla Dushku

Football Republic përmbys Elbasanin

Football Republic bën një nisje mjaft të mirë të kampionatit në Kategorinë Superiore, duke mposhtur me shifrat 3-1 Elbasanin. Nuk ka qenë një ndeshje e lehtë për skuadrën e drejtuar nga Erbim Fagu. Përkundrazi, në minutën e 21-të ishin miqtë që kaluan në avantazh me anë të Kasës. Megjithatë, Football Republic reagon mjaft mirë. Nuk kalojnë as 6 minuta dhe vjen barazimi pas golit të Trenit. Pjesa e parë nuk do të ketë më gola të tjera, ndërsa e dyta nis me nga një karton të kuq për Ndreun e Football Republic. Ky moment nuk ndikon, pasi vendësit fitojnë një penallti dhe Tenko shënon golin e dytë. Forcat në fushë baazpeshohen, pasi edhe Bezati i Elbasanit ndëshkohet me të kuq. Treni shënon sërish dhe i çon shifrat në 3-1. Miqtë e mbyllin me 9 lojtarë, pasi me të kuq ndëshkohet edhe Abdiaj.

Teutës i mjafton Dashi

4031EC8A-2A31-465A-912A-C6BA8C70C2FE

Të rinjtë e Teutës kanë mundur minimalisht Butrintin. Tri pikët kanë ardhur jo me pak vështirësi, madje durrsakëve u janë dashur 70 minuta për të gjetur golin. Dashi është bërë hero për Teutën, por vetëm një minutë pasi kaloi në avantazh ekipin, u ndëshkua me të kuq. Sarandjotët luajnë këtë sezon për herë të parë me U-19 në Superiore. Zamir Qypi

Katër gola për 1 pikë

3B8AB86E-8870-4FA5-9D18-F542387EA3EA

Një superndeshje u zhvillua dje në Kamzë, teksa Shkëndija e Tiranës barazoi 2-2 ndaj Laçit. Sulmuesit e të dy ekipeve shpërthyen në pjesën e dytë. Fillimisht Zuna me penallti zhbllokon shifrat, por Santiago Selmani barazon menjëherë. Më pas Dragaj kalon në epërsi Shkëndijën. Gjithsesi, është sërish Selmani që rikthen barazpeshën për Laçin. Abdulla Dushku

Në Vlorë nuk ka fitues

F3C979D7-5A82-4B06-AB82-B9785DAD845F

Flamurtari ka barazuar 1-1 përballë Apolonisë, në një ndeshje ku kishte në dispozicion vetëm 11 lojtarë për të plotësuar formacionin. Trajneri Fjodor Xhafa ishte i kushtëzuar në zgjedhjet e tij, pasi shumë lojtarë ia kishte marrë ekipi i parë, që dje luajti për Kupë ndaj Dinamos. Kadriaj shënoi i pari, ndërsa Mërkuri barazoi për miqtë. Ermal Sika

Besa, 3 pikë me fat

87DEE9E1-B227-42EA-8CD4-8748FBC5F842

Besa dhe Pogradeci zhvilluan një ndeshje të bukur, që në fund u fitua nga kavajasit. Mirëpo, loja e miqve duhet pranuar se ishte dinjitoze dhe mund të kishin dalë me pikë. Goli i Besës erdhi në pjesën dytë, ku shënoi Muzhaqi i futur si zëvendësues. Pogradeci fitoi një penallti në minutën e 77-të, por portieri Patoshi priti goditjen e Dervishajt. Feriz Ferizaj

Triumf i Akademisë

82E7A956-E52E-4688-A1F4-0F2655D34B81

Akademia e Futbollit ia del të marrë tri pikë në Korçë, duke merituar gjithçka falë një lojë më të mirë se Skënderbeu, veçanërisht në pjesën e par. Miqtë shënuan dy gola të shpejtë me anë të Millës dhe Matmujës, e më pas u munduan të administronin ndeshjen. Skuadra e Jani Kaçit ndryshoi në pjesën e dytë, por goli i Beçkës nuk mjaftoi për pikë. Llazi Saro

Shkëlqen Shënkolli

8C1F8EDC-5FE2-468C-BF16-A68BD88F326B

Shënkolli ka shkatërruar Dinamon me shifrat 6-0. Takimi është kontrolluar totalisht nga vendësit, që pas disa rasteve për shënim, gjejnë golin me sulmuesin Daija. Ky i fundit bëhet protagonist me tripletë në këtë takim, ndëra Megrizvani me dy gola. Edhe Pica vendosi emrin në fitoren e thellë, ndërsa Dinamo u tregua e pafuqishme. Preng Gjikola

iu ii

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"