“Mos u puthni aty”, yllin e Gjermanisë e ndajnë nga gruaja pas 30 sekondash për… çështje sigurie

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2022 | 22:51

“Mos u puthni aty”, yllin e Gjermanisë e ndajnë nga gruaja pas 30 sekondash për… çështje sigurie

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në përfundimin e ndeshjes mes Spanjës dhe Gjermanisë në Katar 2022. Forcat e sigurisë nuk lejonin yllin e Gjermanisë, Leroi Sane, që të takonte bashkëshorten e tij.

sane

Gjermania në fakt zhvilloi një stërvitje të shkurtër pas sfidës në stadium me lojtarët që kishin hyrë nga stoli apo ato që nuk u aktivizuan. Në tribuna kishin mbetur vetëm familjarët dhe personat e afërt të futbollistëve, për të cilët nuk u lejuan të takoheshin me yjet e Gjermanisë, pavarësisht dëshirës së këtyre të fundit.

Forcat e sigurisë në stadium ndaluan lojtarin që të afrohej te tribuna ku ishte partnerja e tij, Kendis Bruk, mes protestave të futbollistit. Ishin vetë zyrtarët e FIFA-s ata të cilët e udhëzuan një veprim të tillë, edhe pse lojtari u shfaq shumë i inatosur në protestat e tij.

Ndërhyrja e një zyrtari të Federatës Gjermane bëri që Sane të lejohej t’i afrohej tribunës ku ai arriti vetëm të puthte të dashurën e tij, të bisedonte me të për rreth 30 sekonda dhe pastaj të largohej drejt dhomave të zhveshjes i shoqëruar nga forcat e sigurisë së stadiumit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"