“Mos qëndro askund ku nuk të vlerësojnë”, Ngo “thumbon” me anë të Instagramit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2019 | 20:25

“Mos qëndro askund ku nuk të vlerësojnë”, Ngo “thumbon” me anë të Instagramit

Majkëll Ngo nuk qëndron në hije, por vazhdon të thumbojë me anë të “Instagramit”. Këtë herë ai thotë hapur që ku s’të duan, duhet të largohesh. Historia e publikuar nga Ngo:

ngo tirana partizani

“Një baba, para se të vdiste i tha djalit të tij: “Këtë orë ma ka dhënë gjyshi yt dhe është më e vjetër se 200-vjeçare. Para se të ta jap ty, shko te dyqani i orëve te rruga e parë dhe tregoji që do ta shesësh dhe shih sa do të të ofrojë”. Ai shkoi dhe më pas u kthye te babai:

“Më ofroi 5 dollarë sepse është e vjetër”. Ai i tha: “Shko te lokali”. Ai shkoi dhe u kthye e tha që i ofroi 5 dollarë. “Shko në muze dhe tregoja orën”. Ai shkoi dhe u kthye sërish te babai dhe i tha: “Më ofruan 1 milion dollarë për këtë”. Atëherë, babai i tha: Dua të të tregoj se gjërat e duhura vlerësohen në vendin e duhur. Mos qëndro në vendin e gabuar dhe të mërzitesh pse nuk vlerësohesh. Ata që ta dinë vlerën ty, janë ata që të vlerësojnë ty. Mos qëndro askund ku nuk të vlerësojnë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"