Mirëkuptim dhe gola, si “Lula”u fshi nga “Tula”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2024 | 20:29

Mirëkuptim dhe gola, si “Lula”u fshi nga “Tula”

Te Interi, skudetoja e yllit të dytë ka shumë fytyra dhe protagonistë, por surpriza e vërtetë e sezonit është “TuLa” (Turam-Lautaro). Pas ndarjes së stuhishme nga Lukaku, askush në qendrën stërvitore “Suning” nuk mund ta imagjinonte se Markus Turam mund të mbushte aq shpejt boshllëkun e lënë nga belgu dhe të krijonte një çift të ri vdekjeprurës me Lautaron.

356ba9862f5cff77-1130x635-1

Një partneritet i lindur menjëherë në kampin stërvitor dhe më pas vazhdoi me gola dhe asiste gjatë gjithë kampionatit. “Tula” në këtë sezon ka regjistruar gjithsej 35 gola dhe 8 asiste. Pak më shumë se sa regjistroi “LuLa” (LukakuLautaro) në sezonin 2022-2023 (31 gola dhe 12 asiste) dhe dukshëm më pak se në 202002021 (41 gola dhe 14 asiste).

Por të dhënat nuk janë gjithçka në një lojë ekipore dhe pesha e “TuLa”- s në skemat e Inzaghit iste padyshim më e madhe se sa tregojnë statistikat. Në fakt, me Turamin pranë tij, Lautaro jo vetëm u bë më shumë lider, por përmirësoi performancën para portës duke bërë një hap më tej për sa i përket pjesëmarrjes në manovër.

Falë thellësisë së krijuar nga lëvizjet e francezit, kapiteni mundi të ndryshonte lojën, të shfrytëzonte në maksimum karakteristikat e tij për të sulmuar hapësirën me cinizëm dhe për të goditur në çdo mënyrë.

CIKËL I RI – Dhe kjo nuk është e gjitha. Që nga ndeshja kundër Fiorentinës që shënoi lindjen e “TuLa”-s, argjentinasi ka mbyllur përfundimisht llogaritë me “LuLa”-n, duke bërë të qartë se nuk do të festojë më si me Lukakun dhe se kanë ecur përpara. Një sinjal i fortë dhe i qartë që nga njëra anë i dha fund një epoke dhe nga ana tjetër hapi një të re.

Me Turamin, Lautaro ka gjetur një shok skuadre krejtësisht të ndryshëm nga Lukaku, një ndihmës më dinamik dhe të paparashikueshëm, i aftë për të ulur mbrojtjen me prerjet e tij vertikale dhe për të komunikuar në mënyrë të përsosur në hapësira të ngushta me shokët e tij të skuadrës.

Të gjithë me një buzëqeshje në fytyrë, duart te veshët për të dëgjuar zikaltrit të gëzohen pas një goli dhe një ndjesie që rritej ditaditës me kapitenin dhe me gjithë ambientin e Interit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"