Miqësoret e luksit si mos më keq, Kombëtarja U16 mbyll dy duelet me 11 gola të pësuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2023 | 15:06

Miqësoret e luksit si mos më keq, Kombëtarja U16 mbyll dy duelet me 11 gola të pësuar

Përgatitjet e Kombëtares U17 të Shqipërisë me brezin e ardhshëm, nuk kanë shkuar ashtu siç pritej. Shqipëria U16 kishte planifikuar të luante dy miqësore ndaj Italisë për të testuar veten, por rezultatet kanë treguar se ekipi i drejtuar nga Ervin Bulku, është larg pritshmërisë për këto nivele.

jkflgm,ng

Ndeshja e parë e luajtur të hënën përfundoi me shifrat 5-1 për Italinë, e cila dominoi ndeshjen edhe pse kuqezinjtë shënuan të parë. Sot, gjërat kanë shkuar më keq në sfidën që u luajt në “Elbasan Arena”  dhe jo në “Air Albania” si në duelin e parë.

Italia këtë herë ka fituar me rezultatin e thellë 6-0 ndaj kuqezinjve, duke shënuar nga 3 gola në secilën pjesë loje. Kështu, ndeshjet u mbyllën me një bilanc prej 1 goli të shënuar e 11 të pësuar në dy përballje. Trajneri Bulku do të përdorte këto sfida edhe për të parë lojtarë të vlefshëm për U17 që merr pjesë në Elite Round në mars, por paraqitja e kuqezinjve të vegjël, lë pak vende për diskutime të këtij lloji.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"