Miqësore mes rivalësh në Superiore, Laçi mund Vllazninë në “Loro Boriçi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2023 | 20:55

Miqësore mes rivalësh në Superiore, Laçi mund Vllazninë në “Loro Boriçi”

Vllaznia dhe Laçi janë përballur sot në një ndeshje miqësore në stadiumin “Loro Boriçi”, si pjesë të përgatitjeve të dy skuadrave për edicionin e ri. Të dy skuadrat janë rivale në këtë sezon, me objektiva të qartë për të kërkuar një vend në katërshen e atyre që do të pretendojnë për titullin dhe vendin në Europë.

vllaznia laci

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-0 për shkodranët, me golin e Malës, por edhe me një penalti të humbur nga miqtë. Ndërkohë, në pjesën e dytë ishte Laçi që përmbysi shifrat, duke shënuar 3 herë në portën shkodrane me Bajramajn i cili barazoi shifrat e më Ujkën i cili tundi dy herë rrjetën.

Në fund, goli i Dodev vulosi rezultatin 3-2 për ekipin kurbinas, i cili ashtu si vendasit, provoi thuajse të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion për të parë gjendjen e tyre në këtë pikë të përgatitjeve.

VLLAZNIA-LAÇI 2-3
Mala 38’, Dodev 89’/ Bajramaj 46’, Ujka 82’, 84’

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"