Miqësore me Bosnjë-Hercegovinën në Elbasan… se i ofruam çarter

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2017 | 14:08

Miqësore me Bosnjë-Hercegovinën në Elbasan… se i ofruam çarter

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë një miqësore me 28 mars në “Elbasan Arena” kundër Bosnjë-Hercegovinës. Palët ishin në bisedime prej kohësh dhe vetëm pritej përgjigja e boshnjakëve, të cilët kishin negociata edhe me përfaqësuese të tjera si Austria, Republika Çeke apo Letonia.

Ervin Bulku, gjate nje dyluftimi me Miralem Pjanic, ne ndeshjen e futbollit Shqiperi-Bosnje Hercegovine, 1-1, e vlefshme per eliminatoret e Euro 2012

Ervin Bulku, gjate nje dyluftimi me Miralem Pjanic, ne ndeshjen e futbollit Shqiperi-Bosnje Hercegovine, 1-1, e vlefshme per eliminatoret e Euro 2012

Në fund, diferencën e kanë bërë kushtet që ka ofruar Federata Shqiptare e Futbollit për delegacionin boshnjak që do të udhëtojë drejt Shqipërisë më 26 mars. Sipas njoftimit të Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, marrëveshja mes palëve u nënshkrua pasi FSHF ofroi kushte më të pranueshme, ku përfshihet edhe një udhëtim çarter nga Sarajeva në Tiranë.

Miqësorja zhvillohet në “Elbasan Arena” dhe jo në “Loro Boriçi”, për të mos dëmtuar stadiumin e qytetit të Shkodrës, pasi vetëm 4 ditë më para, aty do të zbresë në fushë Kosova, në përballjen zyrtare me Islandën.

Ndeshja kundër Bosnjë-Hercegovinës luhet vetëm 4 ditë pas duelit të kualifikueseve të Botërorit 2018 që kuqezinjtë do të zhvillojnë në Palermo kundër Italisë vendase.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"