Milani ka goditjen e fundit në merkato, arrin akordin për sulmuesin por problem mbetet… pasaporta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2023 | 10:03

Milani ka goditjen e fundit në merkato, arrin akordin për sulmuesin por problem mbetet… pasaporta

Milani dhe Mehdi Taremi janë shumë afër. Presioni i kuqezinjve i orëve të fundit ka sjellë rezultatet e dëshiruara: oferta e re e paraqitur dje nga dyshja Furlani Monkada ka lëkundur drejtuesit e lartë të Portos, të cilët tashmë kanë hyrë në perspektivën e privimit nga sulmuesi iranian.

https___cdn.cnn.com_cnnnext_dam_assets_210414082124-restricted-02-mehdi-taremi-porto-chelsea-0413

Propozimi me vlerë rreth 20 milionë euro, përfshirë bonuset, ishte vendimtar: kontaktet mes palëve janë konstante teksa besimi te kuqezinjtë po rritet çdo orë. Me pak fjalë, miratimi nga Porto nuk është shumë larg. Ndërkohë, Milani, i cili ka njëfarë nxitimi (praktika për regjistrimin e një lojtari jashtë BE-së nuk është më e lehta), ka marrë tashmë “po”-në nga sulmuesi, gati për të nisur aventurën e re italiane. Është gjetur një marrëveshje edhe për pagën, e cila duhet të jetë rreth 2.8-3 milionë euro.

OFERTA DHE AFATE – Taremi, ende pa shënuar në kampionatin portugez pas tri javëve të para të kampionatit, është një pikë fikse e trajnerit Serxho Konseisao, të cilit megjithatë iu desh të dorëzohej përballë vullnetit të sulmuesit, i vendosur për të hipur në trenin më të rëndësishëm të karrierës së tij. Mes ish-lojtarit të Persepolis dhe kuqezinjve, siç u përmend më lart, ka një marrëveshje për pagën dhe kontratën, ajo përfundimtare mes dy klubeve mungon.

Kontaktet në këto orë janë të vazhdueshme për të gjetur akordin total. Furlani, i cili është mbështetur shumë në kontratën me skadencë të afërt të sulmuesit (qershor 2024), shpreson të marrë një pohim që sot. Më pas do të vazhdonim me procesin burokratik, jo më i thjeshti duke qenë se Taremi nuk ka pasaportë europiane. Duke vepruar kështu, sulmuesi do të zinte vendin e fundit të lënë bosh për lojtarët që nuk i përkasin komunitetit europian.

REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"