Postuar: Qershor 21, 2023 | 18:45
Milani duket i dorëzuar, sheikët e Premier Ligës bëjnë gati ofertën bindëse për yllin e kuqezinjve
Sandro Tonali është një nga yjet që ka shkëlqyer së fundmi me Milanin dhe kjo ka rënë në sy të shumë klubeve të mëdha.

Njëri prej tyre është edhe Njukasëll, i cili duket se ka gati ofertën për të bindur “Djallin” që ta lërë të lirë mesfushorin.
Siç bëjnë me dije mediat angleze, sheikët e premier Ligës do t’i ofrojnë Milanit plot 68 milionë euro për shërbimet e 23-vjeçarit.
Gjithashtu, ata janë gati t’i ofrojnë Tonalit një rrogë prej 6 milionë eurosh në vit, dyfishin e asaj që ai merr te kuqezinjtë.
Mediat raportojnë se Milani duket i dorëzuar për mesfushorin dhe është gati ta pranojë ofertën.
PANORAMASPORT.AL













