Mikel Arteta dhe Jurgen Klop, kandidatë për trajnerin më të mirë të muajit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2024 | 17:29

Mikel Arteta dhe Jurgen Klop, kandidatë për trajnerin më të mirë të muajit

Pasi mbajti të mposhtur Arsenalin gjatë tri muajve të parë të vitit 2024, Mikel Arteta është nominuar për çmimin e trajnerit të muajit mars në Premier Ligë. Spanjolli kandidon për këtë çmim për të tretin muaj radhazi, ndërsa udhëhoqi “topçinjtë” drejt dy fitoreve dhe një barazimi në 3 ndeshjet e muajit të shkuar.

f44e610a23fe892b2d42f7c8bbb8504e_XL

Ai do të ketë konkurrencën e Andoni Iraolës së Bornmëthit, me bashkatdhetarin e tij që shënoi tri fitore dhe një barazim në Premier Ligë gjatë muajit mars.

Kandidati tjetër është Ange Postekoglu i Totenhemit, i cili regjistroi tri fitore në 4 ndeshje, ndërsa në garë është edhe Jyrgen Klop, me Liverpulin që fitoi ashtu si Arsenali, 7 pikë në 3 ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"