Mezani: Nuk jemi futur në fushë për barazim, Partizani ka bërë shumë gabime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2018 | 19:11

Mezani: Nuk jemi futur në fushë për barazim, Partizani ka bërë shumë gabime

Trajneri i Lacit, Mezani, ka dhënë një intervistë për “Supersport” pas ndeshjes. Sipas tij, Laçi nuk kishte ardhur për barazim në sfidën e sotme por për të sulmuar.

mezani

I kënaqur me takimin e sotëm? Mendoni se mund të merrnit me tepër?

Jam i kënaqur me këtë ndeshje, dua të them që kemi ardhur në këtë ndeshje dhe jemi munduar të jemi në ekuilibër dhe të mos pësonim gol. Nuk jemi futur me mendimin për të barazuar, por për të sulmuar. E dinim që do të ishte një ndeshje e  vështirë, pasi Partizani vinte me një moral të lartë. Terreni nuk na lejonte që të dilnim në lojën tonë, ndërsa kemi tentuar të provojmë disa aksione sulmuese.

A mund të quhet Laçi mace e zezë e Partizanit?

Partizani ka një skuadër ndryshe nga ajo e dy fazave të para dhe është për tu vlerësuar. Gabimet tona kanë qenë më të pakta nga ne dhe më të shumta nga ata. Partizani ka gabuar më shumë dhe ne kemi marrë 7 pikë, ndërsa ata vetëm 1.

Pasimet vertikale të Partizanit nga u shkaktuan?

Bardhi i Laçit vjen pas dëmtimit dhe ende nuk është në ritmin e duhur të dy fazave të para. Bardhi i Partizanit kërkonte vertikalizimin shpesh herë, në pjesën e parë na vuri disa herë në vështirësi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"