Mezani jep porositë përpara Laçit, ja çfarë kërkon trajneri nga ekipi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2018 | 21:10

Mezani jep porositë përpara Laçit, ja çfarë kërkon trajneri nga ekipi

Luftëtari do të jetë më shumë se i plotë përballë Laçit. Për herë të parë, Gentian Mezani nuk do të ketë mungesa dhe kjo i jep luksin që në fushë të hedhë më të mirët. Të shtunën në orën 14:00 në stadiumin “Gjirokastra” do të luajnë me misionin e vetëm për të siguruar fitoren e tretë sezonale dhe të dytën radhazi.

mezani

Me këtë qëllim, nën urdhrat e trajnerit, bluzinjtë për një orë e gjysmë iu nënshtruan programit stërvitor të ndarë në tri etapa në “Fushën e Vjetër”. Pas atletikës së zakonshme, trajneri vijoi procesin stërvitor me ushtrime në kuadrate dhe në lojë të ndarë në minigrupe. Të gjithë futbollistët tregoheshin të kujdesshëm për të kryer gjithçka ashtu si edhe tekniku dëshironte. Saktësia në pasime, mosteprimi në kontrollin e topit, morën vëmendjen e numrit një të stolit.

luftetariiii

Mezani disa herë u ka kërkuar shpejtësi dhe befasi në sulm. Para se gjirokastritët të zbrisnin fushë, vlonjati ka zhvilluar edhe një bisedë të shkurtër me ekipin, ku ka dhënë disa porosi: “Jemi para një ndeshjeje të rëndësishme dhe duhet ta fitojmë patjetër. Laçi është skuadër e fortë fizikisht dhe ndaj duhet djersitur shumë”. Në fazën e parë gjirokastritët dolën të humbur në Laç (me shifrat 2- 1), ndaj të shtunën do të tentojnë revanshin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"