Mësohet data dhe vendi ku do të luhen dy finalet e “play-off” në Kategorinë e Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2021 | 15:48

Mësohet data dhe vendi ku do të luhen dy finalet e “play-off” në Kategorinë e Dytë

Në datën 31 maj do të luhen dy finalet e “play-off” të Kategorisë së Dytë, Tërbuni-Soporti dhe Butrinti-Labëria.

kategoria_dyte_cover

Në Grupin A, skuadra pukjane do të jetë skuadër pritëse teksa sfida me Sopotin do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi” në orën 16:00.

Ndërsa në Grupin B, finalja midis Butrintit do të luhet në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjes, në po të njëjtën orë.

Finalja e Grupi A

Tërbuni-Sopoti
Stadiumi “Selman Stërmasi”, ora 16:00

Finalja e Grupit B

Butrinti-Labëria
Stadiumi “Roza Haxhiu”, ora 16:00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"