Mesi nuk ka bërë asnjë pushim, Setien: Ia kam thënë edhe vetë, argjentinasi ka nevojë për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 17:01

Mesi nuk ka bërë asnjë pushim, Setien: Ia kam thënë edhe vetë, argjentinasi ka nevojë për…

Për trajnerin e Barcelonës, Kike Setien, Lionel Mesi ka nevojë të pushojë. Këto kanë qenë fjalët e teknikut katalanas pas fitores së ngushtë ndaj Vajadolidit ditën e shtunë.

Lionel-Messi-Barcelona-F365

“Sigurisht, Leo ka nevojë të pushojë. Ia kam thënë edhe vetë. Por rezultati ka qenë shumë i ngushtë. Nëse do të kishim shënuar më shumë në pjesët e para, ai me siguri do të kishte pranuar një pushim në të dytat.

Ndeshjet kanë qenë intensive dhe në një hark kohor të shkurtër. Shpresoj që në të ardhmen të thellojmë avantazhet tona dhe Mesi mund të marrë pushimin e tij”, tha Setien.MESI KARRASKO

Argjentinasi nuk ka pushuar asnjë ditë që nga rifillimi i kampionatit spanjoll pas pandemisë. Paraqitjet e tij shpeshherë kanë lënë për të dëshiruar duke shpjeguar edhe faktin se ai ka shënuar vetëm 1 gol në shtatë takimet e fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"