“Mesi argëton njerëzit, ai duhet të luajë gjithë jetën”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2019 | 21:51

“Mesi argëton njerëzit, ai duhet të luajë gjithë jetën”

Ronaldo Nazario shpreson që Lionel Mesi të vazhdojë të luajë futboll përjetësisht, kështu që bota e futbollit të vazhdojë të argëtohet nga kjo dhuratë që i ka bërë Zoti.

ronaldo de lima mesi

Ylli argjentinas festoi 32- vjetorin të martën dhe ai shpreson që të fitojë trofeun e parë me kombëtaren në Brazil këtë verë. Një pengesë e mundshme do të jetë pikërisht rivalja e përjetshme, me të cilën do të përballen nëse bardhekaltrit do të kualifikohen në gjysmëfinale.

“Mendoj se ky rivalitet e ka bërë Argjentinën dhe Brazilin më të fortë”, tha braziliani për “Marca Claro”. “Mendoj se është një rivalitet i shëndetshëm. Përveç rivalitetit, nuk kam asgjë kundër tyre. Kam shumë shokë argjentinas. Kam qenë atje shumë herë dhe ne shkojmë dhe vijmë në atë vend. Para së gjithash, i uroj Mesit të bëhet 100 vjeç dhe shpresoj që të jetojë edhe 100 vite të tjera. Çfarë mund të them unë për Leon? I uroj që të luajë gjatë gjithë jetës. Leo është një futbollist që është atje për të argëtuar njerëzit.

Krahasimi Mesi i Argjentinës dhe Mesi i Barcelonës nuk më duket i drejtë. Kur ai është te Barça, stërvitet çdo ditë me shokët, bën një stil jete relativisht të qetë, kështu që mund të luajë futbollin e tij më të mirë. Por unë jam i sigurt se ai dëshiron të japë gjithçka për kombëtaren e tij dhe ka bërë shumë sakrifica për të. Në moshën 32-vjeçare ai mund ta kishte refuzuar pjesëmarrjen në një tjetër Kupë Amerike, por ai sakrifikoi pushimet e tij për t’u përpjekur që të fitojë një trofe me kombëtaren”, përfundoi ish-sulmuesi brazilian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"