Mesfushori në dyshim për Laçin, formacioni i Partizanit i kushtëzuar nga dëmtimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2024 | 9:35

Mesfushori në dyshim për Laçin, formacioni i Partizanit i kushtëzuar nga dëmtimet

Partizani kreu dje stërvitjen e radhës në kuadër të ndeshjes ndaj Laçit, të shtunën në orën 17:00 në “Arenën e Demave”. Rreth orës 11:00 disa nga lojtarët dhe stafi kishin zbarkuar në fushë, por një urdhër i trajnerit Shehi i mblodhi të gjithë në dhomën e zhveshjes. Stërvitjes i parapriu një video-analizë e hollësishme e kundërshtarit.

mehmeti

Trajneri e mbajti ekipin gati një orë në analizë, duke dhënë udhëzime të hollësishme mbi mënyrën se si lojtarët do të lëvizin në fushë. Shehi nuk i ndali udhëzimet taktike as pas daljes në fushë për seancën stërvitore. Ai pati një bisedë kokë më kokë me mesfushorin Gjelbrim Taipi, të cilit i dha udhëzime specifike. Sa i përket dëmtimeve, në kampin e kuq ka një lajm jo të mirë.

Adnard Mehmeti, një prej mesfushorëve titullarë, ka pësuar një ndrydhje të kavilje dhe ditën e djeshme ai u stërvit i diferencuar. Në ditët e fundit mesfushori e ka zënë keq këmbën në stërvitje, duke vënë në rrezik serioz praninë në ndeshjen e së shtunës ndaj Laçit. 22-vjeçari nga Vushtrria do të ndiqet me vëmendje deri të premten, nëse do të mund të luajë apo jo ndaj kurbinasve. Mungesë tjetër e sigurtë për të kuqtë është edhe Saliu Sembene, i pezulluar për kartonë.

Preka dhe Hoxha po stërviten normalisht me grupin, por ende nuk shihen të gatshëm për ta nisur nga minuta e parë. Përveçtyre, Mba dhe Bintsuka mbetenjashtë dhe pritet të jenë gati vetëm në ditët e para të shkurtit. Formacioni ende nuk është saktësuar 100%, por një ide paraprake, ndikuar edhe nga mungesat, mund të krijohet. Nëmbrojtje Janjeva pritet të zëvendësojë Sembenen, teksa nëmesfushë pritet sërish Murataj.Një dilemë është në sulm, atyku Taipi duket disi më i avantazhuar ndaj Kekos.

FORM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"