Mesfushori la fushën me barelë, De Jong humb sezonin me Barcelonën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2024 | 14:05

Mesfushori la fushën me barelë, De Jong humb sezonin me Barcelonën

Frenki de Jong do të mungojë në gjashtë ndeshjet e fundit të sezonit të Barcelonës pasi pësoi një tjetër lëndim në kyçin e këmbës gjatë ndeshjes me Real Madridin.

Lajmi u bë i ditur nga media spanjolle “ESPN”.

Ai u largua nga sfida me barelë pas një ndërhyrjeje nga Federiko Valverde. Është hera e tretë në këtë sezon që De Jong pëson një dëmtim në kyçin e këmbës.

Pavarësisht kësaj holandezi do të jetë gati për Europianin që do të luhet në gjermani. Holanda e nis turneun e saj kundër Polonisë më 16 qershor, me ndeshjet kundër Francës dhe Austrisë që do të pasojnë në fazën e grupeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"