Mesfushori i Çekisë: Pres ndeshje të luftuar me Shqipërinë, duam t’i mundim dhe të mos i lejojmë të bëjnë surpriza

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2023 | 17:33

Mesfushori i Çekisë: Pres ndeshje të luftuar me Shqipërinë, duam t’i mundim dhe të mos i lejojmë të bëjnë surpriza

Mishal Sadilek është kthyer në një nga pikat më të forta të mesfushës së përfaqësueses së Çekisë, kundërshtare e radhës e Shqipërisë në kualifikueset e Euro 2024. Futbollisti i cili aktivizohet rregullisht me Tuenten, pritet të jetë titullar në sfidën e të enjtes ndaj kuqezinjve dhe beson se skuadra e tij ka forcën për të mposhtur ekipin e drejtuar nga Silvinjo që i ndjek në renditjen e grupit.

sadilek

“Si sa i përket formës fizike, ashtu edhe sportive, mendoj se jemi në një nivel të mirë dhe pres me padurim të dy ndeshjet që kemi, duke shpresuar t’i përballojmë me sukses.

Pres një ndeshje të luftuar me Shqipërinë. Ata do të japin 100% ndaj nesh që të na bëjnë gjithçka sa më vështirë. Unë shpresoj që nuk do t’i lejojmë të na bëjnë surpriza me stilin e lojës që kemi ne.

Ne jemi të përqendruar që të mundim Shqipërinë dhe fitojmë këtë ndeshje, Të shohim pastaj se si do të duket tabela e klasifikimit pas ndeshjes, e kotë ta diskutojmë që tani.

Unë e kam ndjekur ndeshjen ndaj Polonisë në tribunë si spektator dhe uroj që të ketë një atmosferë të tillë të shkëlqyer edhe ndaj Shqipërisë këtë herë dhe që i gjithë stadium të na shtyjë drejt fitores”, tha mesfushori i Çekisë për mediat vendase.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"