Merkato s’është hapur, por Kukësi firmos me pasardhësin e Micit

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Dhjetor 23, 2016 | 16:19

Merkato s’është hapur, por Kukësi firmos me pasardhësin e Micit

Boshllëku i lënë nga Gledi Mici gjatë verës duket se do të plotësohet më në fund te skuadra e Kukësit. Ekipi verilindor, ndonëse merkato e futbollistëve nuk është hapur ende zyrtarisht, ka prezantuar sot blerjen e re për krahun e majtë të mbrojtjes, Simon Rrumbullakun.

simon rrumbullaku

Futbollisti 24-vjeçar i cili të gjithë karrierën e tij si profesionist e ka në klubet greke, së fundmi është aktivizuar me Apollon Smirna, por kishte mbyllur kontratën mes këtë klub për t’iu bashkuar Kukësit dhe do të jetë pjesë e skuadrës që në fillimin e fazës përgatitore për pjesën e dytë të sezonit.

simon rrumbullaku

“Jam shumë i lumtur që jam bërë pjesë e klubit të Kukësit. Kjo është një mundësi e mirë për mua dhe dua të dal kampion. Do të bëj më të mirën për këtë klub dhe e falënderoj presidentin Safet Gjici për këtë mundësi.

Besoj se do të përshtatem shpejt me ekipin e Kukësit dhe më ndihmon edhe fakti që jam afruar me ekipin dhe do të zhvilloj edhe fazën përgatitore. U ktheva në Shqipëri për të dalë kampion dhe do të gjej një ambient mjaft të mirë këtu. E kam ndjekur futbollin shqiptar dhe them se ka rritur shumë në nivel. Synoj titullin kampion, kupën dhe sigurisht pjesëmarrjet në Europë”, tha Rrumbullaku në prezantimin e  tij para mediave.






www.minuta90.com