“Meritojmë më shumë”, Ledio Beqja: Pikët e lëna me Laçin, i marrim në Korçë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2023 | 20:09

“Meritojmë më shumë”, Ledio Beqja: Pikët e lëna me Laçin, i marrim në Korçë

Teuta do të kërkojë në Korçë të kompensojë pikët e lëna në minutat e fundit të përballjes së javës së 12-të kundër Laçit në “Niko Dovana”.

Beqja

Sipas mesfushorit titullar të durrsakëve, Ledio Beqja, skuadra duhet të kishte më shumë pikë pas 11 ndeshjeve të zhvilluara deri më tani, pasi atë kundër Partizanit, të vlefshme për javën e parë të kampionatit, ende nuk e ka luajtur. Në intervistën për “Panorama Sport”, 22-vjeçari theksoi se Teuta luan për fitore ndaj Skënderbeut, ndërsa paraqitja që ekipi po bën, i jep besim për vazhdimësinë.

Ledio, shpërdoruat shumë ndaj Laçit. Pse kaq vuajtje për golin?

Më vjen keq që nuk finalizuamrastet që patëm, pasi kishim shanset tona për ta mbyllur ndeshjen. Kur kërkon ta fitosh me patjetër, kundërshtari përfiton nga një pakujdesi e jona. E pësuam në fund dhe na vjen shumë keq. Megjithatë, me aq shumë mundësi që kishim, ështëe dhimbshme të mos fitosh.

Çfarë prisni nga ndeshja meSkënderbeun të shtunën?

Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për ne, që kurrsesi nukduhet të lëmë pikë. Pavarësisht disa rezultateve jo të mirë nëkëto javë, ekipi gëzon gjendje optimale dhe shkojmë të motivuar drejt Korçës për të kërkuar fitoren.

Besoni se në Korçë mund të kompensoni pikët e lëna meLaçin?

Unë jam i bindur që ekipi kaforcën, por edhe shpirtin e garëspër t’u paraqitur sa më mirë tëjetë e mundur. Ne e dimë qëkemi përballë një kundërshtarshumë të fortë, por duke e parëatë që po bëjmë në stërvitje,kemi shumë besim se do takalojmë këtë pengesë.

Në këto 11 ndeshje, kush ka qenë keqardhja juaj mëe madhe?

Me atë që kemi dhënë, mendojqë duhet të kishim më shumëpikë, por për disa arsye, nuk iakemi dalë. Nuk është se kamndonjë ndeshje peng, por duhettë kishim bërë më mirë.

Ka shanse Teuta të jetë në katërshen e parë në fund?

Duhet t’i marrim ndeshjet një nganjë dhe të japim maksimumin,duke mos menduar për “Final 4”. Fakti që luajmë mirë, na jep shpresa që e ardhmja do të jetë pozitive. Ne besojmë te forca egrupit.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"