Menaxheri i Hysajt, zbulon prapaskenat: Ramë dakord për t’u transferuar te Çelsi, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2018 | 23:06

Menaxheri i Hysajt, zbulon prapaskenat: Ramë dakord për t’u transferuar te Çelsi, por…

Elseid Hysaj ishte shumë pranë transferimit të Çelsit, por më pas gjithçka dështoi. Këtë gjë e pranon edhe vetë menaxheri i shqiptarit në një prononcim për “RMC Sport”. Sipas Xhiufredit, u arrit akordi nga të dyja palët që Hysaj të transferohej te Çelsi, por më pas akordi u prisht.

hysaj1

“Kemi qenë në bisedime me Çelsin prej shumë kohësh. Të dyja palët ishim dakord për transferimin e Elseid në Londër. Ai donte t’i bashkohej teknikut Sarri, por ndodhën ato që ndodhën dhe akordi mes palëve u prish. Tani është te Napoli dhe do të vazhdojë të japë më të mirën. Rinovimi? Kemi një kontratë me klubin napolitan dhe nuk kam biseduar ende me drejtuesit e klubit. Pas fundit të sezonit që do të nisë, do të ulemi dhe do të flasim për termat dhe kushtet e reja të kontratë”, u shpreh Xhiufredi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"