Memushi, pragmatist: Të shfrytëzojmë çdo rast

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2020 | 12:12

Memushi, pragmatist: Të shfrytëzojmë çdo rast

Oriku pret Lushnjën në shtëpi dhe për bregdetarët do të thotë një takim i vështirë ndaj një ekipi pretendent, por edhe lagunarët nuk do ta kenë të lehtë. Oriku ka pasur një ecuri me luhatje kohët e fundit, megjithatë duket se bregdetarët janë gati të reagojnë pas humbjes në Elbasan. 

eqerem memushi

 

Trajneri Eqerem Memushi nuk ka mungesa ndaj Lushnjës dhe është dukur i qetë. Ai ka besimin se Oriku do të bëjë lojën e vet dhe do të marrë rezultat. Në disa takime të kaltrit janë ndëshkuar si pasojë e ndonjë pakujdesie, që në këtë ndeshje nuk tolerohet. “Kërkoj nga skuadra që të shfrytëzojnë çdo rast, pasi në futboll vjen vetëm një herë. Nëse dalim në lojën tonë, do të jetë më e lehtë marrja e rezultatit pozitiv. Si në çdo ndeshje, do të futemi për fitore në fushë, edhe ndaj Lushnjës nuk ka asnjë ndryshim”, ka theksuar trajneri vlonjat, Memushi. Bregdetarët kanë bërë disa ndryshime në skuadër, që kërkojnë kohën e vet, por ky nuk është justifikim. Oriku ka në përbërje lojtarë me shumë përvojë, të cilët e dinë si përballohen ndeshje si kjo me Lushnjën.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"