“Më pyeste për Bajernin”, Shvajni tregon bisedat me Murinjon: Ai njeh çdo lojtar që luan në Bundesligë, ka mësuar edhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2019 | 11:41

“Më pyeste për Bajernin”, Shvajni tregon bisedat me Murinjon: Ai njeh çdo lojtar që luan në Bundesligë, ka mësuar edhe…

Ish-ylli i Mançester Junajtid, Bastian Shvainshtaiger i sugjeron Bajernit portugezin Zhoze Murinjo për stolin. “Special One” është pa skuadër që pas largimit të tij nga Mançester Junajtid në 2018-ën, edhe pse mediat angleze shkruajnë se ai është në bisedime me skuadrën e Arsenalit për të nisur një aventurë të re.

1_Schweinsteiger-103873231

Gjithsesi, ish-mesfushori gjerman tha se trajneri portugez është i fiksuar me jetën në Gjermani dhe mund të ishte trajneri ideal për të zëvendësuar të larguarin Niko Kovaç. “Mund ta imagjinoj Murinjon në Gjermani, – tha Shvainshtaiger për “Bild”. – Mbaj mend që ai më pyeste shpesh për Bajernin dhe Bundesligën gjermane.

Gjatë ndeshjeve tona në transfertë, në televizor shihnim vetëm Bundesligën. Ai njihte çdo lojtar, edhe ata që luanin për skuadra të vogla. Me sa mbaj mend, ai ka nisur të mësojë gjermanisht”. Edhe pse Murinjo u mendua se do të shkonte te rivalët e Dortmundit, që kërkonin një trajner të madh për të arritur objektivat e tyre, duket se Bajerni është kandidati real për të nënshkruar me portugezin.

KANDIDADËT – Për momentin është e vështirë për të përcaktuar se kush do të jetë në stolin e bavarezëve, edhe pse holandezi Erik Ten Hag është alternativa më e mundshme së bashku me Murinjon. Kjo, për shumë arsye, njëra nga këto është fakti që ai e njeh shumë mirë ambientin e Bajernit, duke qenë se ka punuar në të shkuarën te skuadra e dytë.

mURINJO

Por ai do të niste aventurën me gjermanët vetëm në verë, pasi kërkon të respektojë kontratën aktuale që ka me skuadrën e Ajaksit, e cila i skadon në 2021-shin, por ashtu siç kanë raportuar edhe mediat holandeze, Ten Hag mund të bjerë dakord me Ajaksin për ta prishur paraprakisht atë. Ndërkohë që portugezi shihet si kandidati ideal, për shkak të profilit të tij që është i ngjashëm me atë të kampionëve të Gjermanisë.

Paga e lartë e Murinjos mund të jetë një nga arsyet e vetme që Bajerni mund të tërhiqet, edhe pse Rumenige dhe Hënes janë gati të bëjnë një sakrificë për të mirën e klubit. Një tjetër emër që ka qarkulluar në mediat gjermane është ai i Masimiliano Alegrit. Ishtrajneri i Juventusit që fitoi 5 kampionate me bardhezinjtë është pa skuadër dhe për bavarezët është një mundësi.

Por “Sportmediaset” shkruan se italiani i ka refuzuar bavarezët, pasi nuk kërkon të marrë në dorëzim një skuadër që ndodhet në mesin e kampionatit. Vetëm nëse gjermanët do të prisnin deri në verë, atëherë Alegri do të pranonte të hynte në bisedime. Por bavarezët shpresojnë gjithashtu në një ecuri të mirë të Flik, i cili mund t’u kursente shumë gjermanëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"