“Më mirë një “Selman Stërmasi” me kullë sesa gomisteri”, Erion Veliaj konfirmon rindërtimin e stadiumit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2019 | 16:13

“Më mirë një “Selman Stërmasi” me kullë sesa gomisteri”, Erion Veliaj konfirmon rindërtimin e stadiumit

Kandidati për bashkinë e kryeqytetit, Erion Veliaj, edhe një herë tjetër ka rrëfyer se ka ndërmend që të lejojë zhvillimin e stadiumit “Selman Stërmasi”. I ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla në “Vizion Plus”, Veliaj ka deklaruar se ai është pro rindërtimit të stadiumit.

Halili dhe Veliaj

“Nuk mund t’i themi privatit ‘shiko, ma bëj 30 milionë euro teatër, të jetë edhe nga dizajneri më i mirë në botë dhe do ta bësh këtë për frymën e shenjtë”. Jo, atij do i thuhet: “te pjesa jote private do të lëmë të ndërtosh siç bëmë me stadiumin”. Qyteti fitoi një stadium, qyteti fitoi një teatër.

Do t’ua them troç? Të njëjtën gjë do bëj edhe me stadiumin ‘Dinamo’ (Selman Stërmasi) dhe me pallatin e sportit. Janë ku thërret kiameti. Tani që po bëhet ‘Arena Kombëtare’, është një moment për të thënë që edhe stadiumit ‘Dinamo’ le t’i vëmë hapësira komerciale.

Veliaj dhe Halili

Pra le ta bëjmë pjesën e vizitueshme. Sot aty është vetëm një restorant dhe një gomisteri. Ndoshta atë e bëjmë pa kullë. Pjesët nën ulëset komercializohen dhe bëhen dyqane, fitnes, restorante, hoteleri. E gjithë zona aty merr një tjetër zhvillim. Kullë aty? Më mirë kullë se gomisteri. Aty do punojnë edhe 300 vetë, siç ndodh edhe në vende të tjera”, është shprehur Veliaj. Kryebashkiaku aktual disa herë e ka bërë të qartë se dëshiron një tjetër stadium modern në kryeqytet.

Pritet që pas zgjedhjeve të ketë ndryshime në këtë front, edhe pse klubi Tirana ka në përdorim stadiumin, i cili do të shembet për t’u ndërtuar një i ri ku do të luajnë ekipet e kryeqytetit, duke rivalizuar edhe “Arenën Kombëtare”, i cili ende nuk është hapur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"