“Me Flamurtarin morëm atë që kërkuam”, Arbëri: Nuk kemi presion për t’u ngjitur në Superiore, vazhdojmë punën tonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2023 | 14:49

“Me Flamurtarin morëm atë që kërkuam”, Arbëri: Nuk kemi presion për t’u ngjitur në Superiore, vazhdojmë punën tonë

Vora arriti të përmbysë Flamurtarin dhe pas përfundimit të sfidës ka folur edhe trajneri Klodian Arbëri.

arberi

“Ka rëndësinë e vet  kundërshtar direkt. Vora me këto ekipe rivale ka nxjerrë ndeshje të bukura edhe kur skam qenë unë, me Ballshin, Elbasanin. Ne morëm atë që kërkuam. Nuk është presion por është kërkuar të jemi në Superiore, ishte pak shpejt pjesa e Superiores, pse jo organika është e mirë dhe ekipi po shumë i mirë. Ekipi karikohet në këto ndeshje dhe arrin të bëjë më të mirën. Është ccështje fati por ne do të vazhdojmë punën tonë, do ti vemë në presion vendin e dytë, kushtet i kemi. Kemi pasur oshilacione dhe kemi pasur probleme me arbitrimin. Sot s patëm probleme me arbitrin pasi ky sot ishte i UEFA-s”, deklaroi Arbëri për “MCN TV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"