“Më dhemb pësimi i golave”, Martini: Kjo fitore mbyll shumë “bira”, nuk e kemi me patjetër arritjen e “Final 4”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2023 | 19:30

“Më dhemb pësimi i golave”, Martini: Kjo fitore mbyll shumë “bira”, nuk e kemi me patjetër arritjen e “Final 4”

Teuta bëri një përmbysje të çmendur ndaj Dinamos në “Elbasan Arena”. Pas fitores së madhe,  trajneri i durrsakëve, Edi Martini komplimentoi skuadrën e tij.bandicam 2023-10-22 19-22-33-552

“Edhe në pjesën e parë luajtëm shumë mirë, në pjesën e dytë në një moment pasigurie pësuam golin e dytë. Luajtëm më mirë se kundërshtari, pasi shënuam golin e parë isha i sigurtë që nuk do ta humbnim ndeshjen.

Ne na duhet një sulmues goli, por forca e këtij ekipi është grupi, mënyra se si stërviten më shumë se gjithçka vlen grupi, forca, karakteri. Me këtë model loje kishim përparësi por kishim problem në fazën difensive, më dhemb më shumë pësimi i golave, duhet të punojmë më shumë dhe të rregullojmë shumë gjëra. Duhet ta rregulloojmë këta djem e kanë mundësinë për ta bërë këtë, është problem mënyra se si i pësojmë golat, nga dëshira e madhe për të shënuar bëjmë gabime. Kjo do kohën e vet,për tu rregulluar, komplimente djemve pasi fitorja mbyll shumë bira që do të ishin të vështira për tu mbyllur.

E kemi bërë, çdo ekip mund të përballet me njëra tjetrën, janë 2-3 ekipe që kanë më shumë cilësi në sulm, por çdo ekip i fortë mund të mposhtet nga ata më të dobëtit. Ne do të provojmë, do të luajmë futboll, nuk e kemi me patjetër “Final 4”, ne do të luftojmë se sa do të arrijmë do ta shohim, duhet të mbledhim sa më shumë pikë që të mundemi deri në janar”, deklaroi ai për “MCN TV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"