Me avantazh fizik në derbi, Dinamo kërkon “hakmarrjen” kundër Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2024 | 10:50

Me avantazh fizik në derbi, Dinamo kërkon “hakmarrjen” kundër Tiranës

Dinamo shkon në derbin me Tiranën me një avantazh jo të vogël fizik, që ia ka mundësuar shtyrja e ndeshjes me Teutën në kampionat.

dinamo tirana

Skuadra e trajnerit Dritan Mehmeti ka pasur mundësinë të ruajë energjitë dhe ndoshta të rikuperojë në kohë edhe Gudiabin për këtë sfidë, të vetmin lojtar me probleme fizike. Kundërshtari ka luajtur dy ndeshje para derbit, në Kupë me Teutën dhe në kampionat me Egnatian, ndërkohë që blutë këtë periudhë nuk kanë zbritur në fushë.

Jo për zgjedhje të tyren, kuptohet, por sepse kushtet atmosferike nuk lejuan zhvillimin e ndeshjes me durrsakët. Të dielën Dinamo duhet ta shfrytëzojë këtë ‘armë’ për të mundur për herë të parë Tiranën në këtë sezon. Në tri sfidat e deritanishme, Tirana ka fituar dy herë, ndërsa një ndeshje ka përfunduar në barazim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"