Mbrojtësi Kastrati: Rruga e vetme mbetet fitorja, Burreli bën kthesën ndaj kavajasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2024 | 15:40

Mbrojtësi Kastrati: Rruga e vetme mbetet fitorja, Burreli bën kthesën ndaj kavajasve

Burreli e ka arkivuar humbjen me Luzin me një analizë të ndeshjes dhe më pas matjanët kanë nisur punën për ndeshjen e radhës, ku në fundjavë presin Besën në shtëpi. Humbja 2-1 erdhi si pasojë e një loje aspak të mirë dhe kjo ka sjellë pakënaqësi në kampin matjan.

burreli fest

“Ndeshja ndaj Luzit duhet harruar. Loja nuk ishte ajo që kemi parë në sfidat e fundit. Nëse kërkohet vazhdimësi në rezultate, duhet që në çdo ndeshje të japim maksimumin, por për fat të keq nuk ndodhi kështu ndaj Luzit. Ndaj Besës pres një skuadër më të motivuar, pasi fitorja është e vetmja alternativë që sjell qetësinë dhe konsolidimin në renditje”, u shpreh për “Panorama Sport” shefi i klubit matjan, Marjan Lleshaj.

Ndryshe nga dy golat e shënuar më parë nga mbrojtësi Endri Kastrati, që patën vlerën e tri pikëve (ndaj Korabit dhe Tomorit, zhvilluar në fazën e dytë në Burrel), ndaj Luzit nuk ndodhi e njëjta gjë. “Skuadra në ndeshjen e fundit u paraqit me dy fytyra. Pas një pjese të parë të mirë, e dyta ishte për t’u harruar. Mbase në rezultatin përfundimtar ndikuan dhe mungesat në skuadër. Jam i bindur se në ndeshjen ndaj Besës, që do ta zhvillojmë në fushën tonë ,do të vijë dhe kthesa. Skuadra ka kapacitete për ta kaluar këtë situatë dhe fitorja ndaj kavajasve mbetet çështje ditësh”, u shpreh mbrojtësi nga Drenasi i Kosovës, Endrit Kastrati.

NDERIM GOCI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"