Mashtrohet Arsenali, akord fals me një kompani kineze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2018 | 21:57

Mashtrohet Arsenali, akord fals me një kompani kineze

U ndodh të gjithëve në jetë që të mash trohen. Një kontratë telefonike e padëshiruar, një pako e porositur me internet nga jashtë që vjen bosh. Sigurisht që ky zhgënjim nuk prek vetëm personat fizikë, por edhe për një klub futbolli dhe që me gjithë volumin e biznesit që vjen rrotull botës së topit, është diçka shumë komike. Mbi të gjitha, sepse klubi në fjalë nuk është ndonjë skuadër anonime, por i lavdishmi Arsenal. Që sipas asaj që raporton “DailyMail”, gjatë muajit prill kishte lajmëruar një marrëveshje sponsorizimi me “BYD”, një kompani kineze që prodhon makina elektrike. Disa prej lojtarëve të “topçinjve” kishin pozuar edhe me fanellat me emrat e kompanisë mbi to.

ArsenalBYD-630x354

GJITHÇKA E RREME – Dhe “BYD” ka deklaruar se çfarëdolloj akordi i arritur dhe firmosur me Arsenalin nuk është i vlefshëm. Dhe për një motiv të thjeshtë. Personi që paska firmosur emrin dhe firmën në kontratë, nuk punon për “BYD”. Përkundrazi, nuk ka punuar kurrë për ta. Li Juan, arkitekti i dyshuar i të gjithë kësaj skeme mashtruese është arrestuar në Shangai. Pikërisht, në qytetin më të populluar të botës, Li Juan kishte selinë e tij të përgjithshme, ku ftonte klientë të ndryshëm, duke u hequr sikur ishte përfaqësues i “BYD”, duke falsifikuar vulën e kompanisë.

DËMET E IMAZHIT – Dhe versioni kinez i sajtit të Arsenalit konfirmon se edhe “topçinjtë” mund të kenë përfunduar në këtë listë. “‘BYD’ ka informuar Arsenalin që ka qenë viktimë e një mashtrimi në lidhje me disa kontrata sponsorizimi, përfshirë atë me klubin”. Edhe kompania ka lëshuar të njëjtën komunikatë, në të cilët thekson se Li Juan është i dyshuar se është hequr si një anëtar i stafit të “BYD” dhe që ka përdorur vulën e falsifikuar për të firmosur kontratat. Për të gjitha këto, kompania ka bërë denoncimin në polici, e cila arrestoi menjëherë të dyshuarin. Një dëm i madh imazhi për kompaninë, por edhe për Arsenalin, që kishte nisur edhe fushatat publicitare për të zyrtarizuar marrëveshjen. Por, në fund rezultoi gjithçka false dhe me xhepat bosh. Mend për herë tjetër… më shumë kujdes se çfarë firmosin.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"