Martini izolon ekipin, Teuta do kthesën ndaj bardhebluve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2023 | 9:40

Martini izolon ekipin, Teuta do kthesën ndaj bardhebluve

Teuta kreu dje seancën e fundit përpara ndeshjes së kësaj jave, por kamerat nuk u lejuan, pasi Edi Martini kishte praktikuar dyert e mbyllura, ose e thënë ndryshe heshtje për shtyp. Me humbjen e fundit, Teuta nuk e ka moralin dhe aq të lartë dhe klubi durrsak vendosi heshtje për shtyp, pasi duhet fokusim maksimal te dueli ndaj Tiranës. Trajneri Edi Martini nuk doli as në konferencën për shtyp, duke respektuar heshtjen.

teuta

TRI PIKË – Nëse Teuta arrin të fitojë ndaj bardhebluve në “Selman Stërmasi” do të marrë vlerë të dyfishtë, pasi fitorja do të vijë ndaj një rivali mjaft të fortë, por ky sukses do të humbte shumë vlerë nëse “djemtë e detit” nuk fitojnë pikët maksimale në takimet e kësaj jave. Skuadrës së drejtuar nga Martini ende i dhëmbin ato humbjet e fundit, ndaj jo vetëm që nuk ka vend për nënvlerësim, por Teuta pritet të jetë shumë e fokusuar për të mos rrëshqitur në këtë moment.

FORMACIONI – Teuta nuk ta ketë grupit të plotë në ndeshjen ndaj Tiranës. Bëhet fjalë për mungesa të rënda, ku Jazxhi tashëm ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë dhe është një “dhimbje koke” për Martinin, ndërsa dhe Arifi ende nuk është stërvitur normalisht me ekipin këto ditë.

Trajneri Martini ende nuk eka kristalizuar formacioni anti-Tirana, në repartin embrojtjes pritet të aktivizohet Kruja dhe Kotobelli ngakrahët, si dhe në qendër dyshja Qaqi bashkë me Iljazin(Alla). Dilema tjetër e Martinit është të aktivizojë apojo Peposhin nga minuta e parë. Mesfushori e nisi ngastoli kundër Partizanit.

Lojtari është në balotazh me Gjumsin për një vend, gjithashtu edhe në sulm ka pikëpyetje,pasi janë tre lojtarë për një vend, Daci, Gjata apo Boçi,por kjo do të shihet.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"