Mançester Siti rikuperon mbrojtësit, gati për përballjen me Realin e Madridit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2024 | 18:24

Mançester Siti rikuperon mbrojtësit, gati për përballjen me Realin e Madridit

Pep Guardiola ka konfirmuar se Kajl Uoker dhe Natan Ake do të jenë të disponueshëm për t’u përzgjedhur kundër Realit të Madridit, por “nuk e di ende” nëse njëri apo të dy do të jenë mjaftueshëm të aftë për të qenë titullarë.

Kyle-Walker-and-Nathan-Ake

Uoker ka munguar në katër ndeshjet e fundit për shkak të tërheqjes muskulore me Anglinë muajin e kaluar, por u grumbullua në ndeshjen e fundit kundër Lutonit. Pep tha për anësorin e djathtë dje në konferencë: “Ai u stërvit mirë, ndihet mirë. Unë mendoj se ai do të jetë me ne nesër (sot).

Ne kemi seancën e fundit stërvitore në orën 16:00, më pas vendosim”. Foden, Rodri dhe Stons, të cilët  të gjithë u pushuan për ndeshjen e së shtunës me Luton, ndërsa pritet të kthehen titullarë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"