Lushnja po merr formë, firmosin 21 futbollistë. “Poker” kontratash edhe me të rinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2021 | 9:12

Lushnja po merr formë, firmosin 21 futbollistë. “Poker” kontratash edhe me të rinjtë

Lushnja po merr formë. Organika thuajse është plotësuar dhe kjo kuptohet qartazi prej kontratave, ndërsa zyrtarisht janë nënshkruar plot 21.

Lushnja

Bëhet fjalë vetëm për 5 afrime të reja (Livio Malaj, Klajdi Broshka, Mirian Hima, Hugo da Silva dhe Klejvis Elezi), 12 rinovime (Mikel Spaho, Dionis Musaku, Adriatik Basha, Aldo Bani, Arbër Mone, Fabian Blakçorri, Alemao Zdrava, Ergys Alushi, Melis Haxhiu dhe Aldo Qoshku, Ervis Gjyla e Diego Zhuga), si edhe 4 lojtarë nga të rinjtë. Le të ndalemi më konkretisht te këta të fundit, të cilët vijnë nga U-19 e verdhejeshilëve.

I janë bashkuar përfundimisht ekipit të parë Endi Gjyla (kapiten me të rinjtë), sulmuesi Skender Dedej dhe mes fushorët Klei Çela e Fabian Sheme. “Unë jam aktivizuar edhe më parë te Lushnja. Është emocion i madh kur kalon tek ekipi i parë. Bashkë me çunat do ta justifikojmë besimin që po na jepet”, u shpreh mesfushori 19-vjeçar Endi Gjyla.

pjimage (1)

MIQËSORJA – Lushnja vazhdon fazën përgatitore në kushtet e shtëpisë, ndërsa javën e ardhshme do të zhvendosen në qytetin e Përmetit. Skuadra do të grumbullohet për të paktën dy javë, ashtu si një vit më parë. Përgatitet do të kryhen në stadiumin “Durim Qypi” dhe gjatë kësaj kohe do mundohen të sigurojnë ndonjë miqësore. E megjithatë, para se të nisen e kanë programuar të radhës në “Roza Haxhiu”.

Kundërshtarë kanë zgjedhur Besën, sfidë që do të luhet pasdite. Lushnjarët kanë zhvilluar dy miqësore nga starti i përgatitjeve dhe të dyja në shtëpi. Fillimisht kanë humbur 0-1 përballë Egnatias dhe më pas kanë barazuar 2-2 me Erzenin. Golat për lushnjarët i shënuan afrimet e reja, braziliani Hugo da Silva dhe peqinasi Klejvis Elezi, që sezonin e kaluar e mbylli me Elbasanin.

XEKA – Sulmuesi Orges Xeka doli në stërvitje me Lushnjën, por nuk qëndroi më shumë se një javë. Tashmë, 26-vjeçari është pa ekip. Gjatë një bisede të shkurtër me gazetën, ai thotë: “Për momentin jam lojtar i lirë. Kam pasur oferta dhe po shoh diçka më të mirë” .

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"