Luftëtari zyrtarisht pa trajner, e konfirmon edhe Hasan Lika

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Qershor 1, 2018 | 11:27

Luftëtari zyrtarisht pa trajner, e konfirmon edhe Hasan Lika

Prej ditësh, Luftëtari është përfshirë nga lajme kontradiktore në lidhje me trajnerin e skuadrës. Dilemat e gjirokastritëve janë të mëdha, të vazhdojnë me Hasan Likën apo të përzgjedhin një trajner tjetër, ku më të preferuarit janë të huajt. Përpos këtyre dilemave, zyrtarisht sot Luftë- tari konsiderohet pa trajner, pasi Hasan Likës i ka mbaruar kontrata. Këtë gjë e konfirmoi edhe vetë tekniku kryeqytetas për “Panorama Sport”.

Lika

“Sot (dje) më përfundoi kontrata me Luftëtarin. Asgjë më shumë s’mund them për momentin”. Kështu u shpreh për gazetën Hasan Lika, i cili automatikisht nga sot merr statusin e ish-trajnerit, gjersa nuk ka asnjë konfirmim për rinovimin e tij me bluzinjtë. Kontrata e Likës me Luftëtarin “skadoi” dhe, përpos zhurmës së përditshme që ka të bëjë me emrin e ri të stolit bluzi, mësohet se drejtuesit gjirokastritë shumë shpejt do të bëjnë zgjedhjen e duhur.

Rikthimi i Likës në krye të stolit të Luftëtarit nuk është opsion i pamundur. Në prononcimin e para dy ditëve, presidenti Grigor Tavo la të nënkuptohet se gjithçka pritet të ndodhë javën e parë të muajit qershor, ku do të vendoset se kush do të jetë trajneri i ri i Luftëtarit.

hasan-lika

Edhe pse është kohë pushimi për ekipin, njerëzit pranë presidentit Grigor Tavo, të mirorientuar nga një prej kompanive menaxhuese me seli në Greqi, janë duke operuar në tregun e huaj për të gjetur përforcime për Luftëtarin e Europës. Nga këtë burime mësohet se do të ketë afrime lojtarësh cilësorë, që janë aktivizuar në Greqi, Qipro apo dhe në ndonjë kampionat tjetër.

Tomor Shehu






www.minuta90.com