Luftëtari pa mëshirë ndaj Korabit, 4 gola për të rigjetur fitoren (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2017 | 18:05

Luftëtari pa mëshirë ndaj Korabit, 4 gola për të rigjetur fitoren (VIDEO)

Luftëtari nuk ka treguar aspak mëshirë ndaj Korabit duke fituar me shifrat bindëse 0-4 në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena” dhe duke rigjetur fitoren pas 3 humbjeve radhazi.

Gjirokastritët shpërdoruan si fillim një penallti në minutën e 8 me kapitenin Beqiri që gaboi përballë Prençit, por suksesi nuk u vu në diskutim teksa shënuan në minutën e 30 me anë të Brahimajt, i cili realizoi golin e tij të parë sezonal.

korabi luftetari

Pjesa e dytë filloi me një supergol të Bregut me goditje dënimi në minutën e 47. Dëshira e Luftëtarit për të shënuar nuk u ndal me kaq dhe në minutat 84 dhe 88 u realizuan dy gola të tjerë me anë të Benguit dhe Rexhinaldos. Bengui shënoi golin e parë me fanellën e Luftëtarit.

Pas këtij takimi, Luftëtari merr përkohësisht vendin e 4-t në renditje me 39 pikë të grumbulluara në 30 ndeshje. Nga ana tjetër, Korabi mbetet i fundit me 12 pikë.

Komenti minutë pas minute

90+5′ Përfundon ndeshja.

90+3′ Bengui ndëshkohet me karton të verdhë.

90′ Kaja ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

rexhinaldo

88′ Sërish gol i Luftëtarit. Zogaj tenton me një goditje brenda zonës, por topi devijohet nga portieri Prençi dhe përfundon në këmbët e Rexhinaldos i cili e dërgon pa vështirësi drejt rrjetës.

bengui

84′ Luftëtari gjen dhe golin e tretë, këtë radhë me anë të Benguit. Pasi u fut në zonë me një udhëheqje mjaft të mirë të topit, sulmuesi goditi saktë drejt portës.

83′ Luftëtari kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Abazaj, në fushë Zogaj.

72′ Shabani ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

66′ Zguro ekzekuton një goditje dënimi dhe tenton portë, por topi shkon jashtë.

60′ Korabi kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Denis Peposhi, në fushë Kalemi.

59′ Luftëtari kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Lamçja, në fushë Bengui.

57′ Bregu tenton me një goditje të rrezikshme diagonale nga hyrja e zonës, por topi shkon jashtë.

54′ Rexhinaldo ka një rast mjaft të mirë brenda zonës, por goditja e tij ndalohet nga portieri Prençi.

51′ Korabi kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Geraldo Kaloshi, në fushë Ergys Kraja.

50′ Korabi kryen zëvendësimin e parë. Largohet Ivani, në fushë Marinaj.

bregu

47′ Dejvi Bregu dyfishon shifrat duke realizuar një supergol me goditje dënjimi.

46′ Luftëtari kryen zëvendësimin e parë. Largohet Brahimaj, në fushë Rroca.

46′ Fillon pjesa e dytë. Luftëtari luan topin e parë.

45+1′ Përfundon pjesa e parë.

45+1′ Zguro ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

43′ Mziu tenton sërish me një goditje të rrezikshme, por topi shkon jashtë mbi traun e portës.

42′ Mziu tenon me një goditje të rrezikshme, por Miraka arrin të grushtojë me vështirësi.

37′ Brahimaj tenton me një goditje nga larg, por topi shkon jashtë.

33′ Liçaj tenton me një goditje të rrezikshme nga larg, por topi del jashtë ngjitur me shtyllën.

brahimaj gol

30′ Luftëtari kalon në avantazh me anë të Brahimajt, i cili shënon golin e parë sezonal. Topi i goditur prej tij nga jashtë zonës devijohet nga një mbrojtës i Korabit dhe përfundon në rrjetë.

27′ Liçaj tenton me një goditje me kokë, por topi shkon jashtë.

26′ Lamçja tenton me një goditje drejt portës, por grushton portieri Prençi.

25′ Arifaj ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndëhyrjeje të gabuar.

24′ Bregu tenton me një goditje nga hyrja e zonës, por topi shkon jashtë.

13′ Brahimaj ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

11′ Kaloshi ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

beqiri penallti

8′ Beqiri merr përsipër goditjen, por Endrit Prençi grushton duke i hequr Luftëtarit një mundësi të artë për të kaluar në avantazh.

7′ Mziu bën një ndërhyrje të gabuar ndaj Bregut brenda zonës dhe arbitri akordon penallti. Mziu ndëshkohet me karton të verdhë. Zefi gjithashtu ndëshkohet me karton të verdhë për shkak protestash.

1’ Fillon ndeshja. Korabi luan topin e parë.

KORABI – LUFTËTARI 0-4
Brahimaj 30′, Bregu 47′, Bangui 84′, Rexhinaldo 88′

Korabi: En. Prençi, Kaja, Shabani, E. Kaloshi, Arifaj, Zefi, G. Kaloshi (Kraja 51′), Çangu, Mziu, Ivani (Marinaj 50′), Peposhi (Kalemi 60′)
Trajner: Ermal Nexhipi

Luftëtari: Miraka, Rapa, Liçaj, Beqiri, Zguro, Brahimaj (Rroca 46′), Mutumane, Bregu, Abazaj (Zogaj 83′), Lamçja (Bengui 59′), Rexhinaldo
Trajner: Mladen Milinkoviç

Gjyqtar: Ardian Beqiri

KV: Mziu 7′, Zefi 7′, Kaloshi 11′, Arifaj 25′, Shabani 72′, Kaja 90′ / Brahimaj 13′, Zguro 45+1′, Bengui 90+3′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"