Luftëtari me dy mungesa të mëdha ndaj Memaliajt, trajneri Meçi: Kujdes me finalizimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2021 | 10:04

Luftëtari me dy mungesa të mëdha ndaj Memaliajt, trajneri Meçi: Kujdes me finalizimin

Humbja 2-1 përballë Sopotit është “hedhur pas krahëve” në kampin gjirokastrit. Edhe pse dolën duarbosh nga ajo transfertë, Luftëtari dha sinjale të mira. Prodhoi lojë të mirë dhe krijoi raste me bollëk, gjë që i jep shpresë edhe trajnerit.

Luftetari Permeti2

Petraq Meçi kërkon kthesën e menjëhershme, ndonëse merakun më të madh e ka te finalizimi. Kërkon më shumë kujdes në finalizim, duke filluar nga kjo javë. Luajnë në shtëpi dhe ky shihet si një bonus. Edhe pse ka mungesa, trajneri nuk shqetësohet. Mesfushori Nazmi Gaba është i dëmtuar dhe qendërmbrojtësi Skerdi Matushi i pezulluar (dhe i duhet të shlyejë pesë javët e dënimit nga Komisioni i Disiplinës).

“Në ndeshjen e radhës nuk na duhet asgjë tjetër veç të luajmë si në Librazhd. Duhet të kemi kujdes të mos shpërdorojmë raste të pastra shënimi. Sot ndaj Memaliajt kemi vetëm një qëllim, fitoren. Është ndeshja për të bërë kthesën”, përfundoi Meçi.

TOMOR SHEHU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"