Luftëtari kampion i Kategorisë së Parë pas 24 penalltive (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2016 | 19:02

Luftëtari kampion i Kategorisë së Parë pas 24 penalltive (VIDEO)

UPDATE/ Luftëtari fitoi titullin kampion në Kategorinë e Parë pasi mundi me 11-metërsha ekipin e Korabit.
Koha e rregullt e ndeshjes mes Korabit dhe Luftëtarit përfundoi me rezultatin 0-0 dhe ekipiet shkuan në shtesë, por edhe në kohën shtesë nuk pati gola dhe ekipet iu falën pikës së bardhë.

Untitled-2Të dy skuadrat janë kualifikuar për në Superiore dhe ndeshja e sotme u luajt për të përcaktuar ekipin kampion në Kategorinë e Parë.

Në këtë ndeshje u ekzekutuan 24 penallti. Pas 11-metërshave të parë ekipet ishin sërish në barazim (5-5). Rezultati i barabartë qëndroi edhe pas ekzekutimit të dhjetë penalltive të tjera. Kjo bëri që futbollistët të gjuanin nga e para 11-metërshat. Ai që përcaktoi fatin e këtij takimi ishte futbollisti Mziu. Ky i fundit humbi penalltinë e dytë të tij në këtë takim, duke çuar lojtarët e Luftëtarit në festë.

Untitled-11

Pjesa e parë

Korabi dhe Luftëtari e mbyllën në barazim pa gola pjesën e parë në “Qemal Stafa”. Një lojë e nivelit mesatar ku të dy skuadrat rrezikuan portat kundërshtare, por mungoi konkretizimi para portave. Fillimi i 45′ të para u karakterizua nga një lojë e kujdesshme, kryesisht në mesfushë.

Korabi kishte një mundësi të shkëlqyer për të kaluar në avantazh në minutën e 39′ të pjesës së parë. Një aksion i nisur nga krahu i majtë me anë të Gurit, u ndal nga portieri Miraka. Guri ishte sërish protagonist i këtij takimi duke godit edhe shtyllën e portës kundërshtare.

Korabi rriti presionin e lojës në minutat e fundit të pjesës së parë, duke luajtur kryesisht në gjysmëfushën e Luftëtarit. Ndërsa gjirokastritët luajtën disi të tërhequr, duke tentuar kryesisht daljen me kundërsulme.

Korabi grumbulloi 62 pikë në Grupin A, ndërsa Luftëtari mori 68 pikë në Grupin B.Kategoria e Parë uli siparin të shtunën e kaluar, ndërsa një ditë më parë u mbyll edhe Kategoria Superiore; kampionë të së cilës u shpall ekipi i Skënderbeut.

REZULTATI FINAL:

Korabi – Luftëtari 10 – 11 (me penallti) 

Gjuajtja e 11-metërshave:

(Ramadani gjuan i pari për gjirokastritët)

Ramadani             Shënon

Mziu                      Shënon

Roca                     Shënon

Muçollari              Shënon

Mersini                 Shënon

Shazivari              Shënon

Arifaj                     Shënon

Hoxha                   Shënon

Dhrami                  Shënon

Kotorri (portier)   Shënon (5-5)

***

Beqiri                    Shënon (Luftëtari)

Jubani                   Shënon (6-6)

Rrapo                     Nuk shënon (pret Kotorri)

Frashëri                 Nuk shënon

Aleksi                     Shënon

Bishaj                     Shënon

Liçaj                       Shënon

Gjoka                      Shënon

Rapa                       Shënon

Pelingu                   Shënon

Miraka (portier)     Shënon

Guri (i dëmtuar)    Shënon

***

Ramadani              Shënon

Mziu                       Nuk shënon 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"