Luftë e hapur, PSG i përgjigjet presidentit të La Liga: Klubet spanjolle me borxhe të pabesueshme nga menaxhimi i keq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2021 | 19:44

Luftë e hapur, PSG i përgjigjet presidentit të La Liga: Klubet spanjolle me borxhe të pabesueshme nga menaxhimi i keq

Luftë e hapur mes kampionateve kryesore europiane. Në Spanjë nuk kanë përtypur dot kalimin e Lionel Mesit te PSG dhe presidenti i La Liga, Haver Tebas, nuk ka shmangur polemikat duke deklaruar se klubet si PSG që menaxhohen nga një shtet, janë po aq të rrezikshme sa Superliga. Një deklaratë që nuk është përtypur në Francë dhe PSG i ka dhënë një përgjigje flakë për flakë me një letër që është publikuar pjesërisht në mediat franceze.

asdasdasdsad

“I dashur Z. Tebas, ju i lejoni vetes të sulmoni publikisht kampionatin francez, klubin tonë, lojtarët tanë, apo të ekipeve të tjera, por edhe dashamirësit e futbollit francez, duke bërë vazhdimisht komente ofensive dhe që njollosin imazhin duke aluduar se nuk respektojmë rregullat ekonomike që drejtojnë futbollin.

Viti pas viti nuk u ka shpëtuar nga vëmendja fakti që pavarësisht çdo gjëje, respektojmë rregulloret UEFA dhe ato të DNCG (organizatës që monitoron llogaritë e klubeve franceze). Vlen të theksohet gjithashtu se Liga Franceze nuk ka pritur në këto vite, ndryshe nga Liga juaj, që të ndërmarrë masa dhe të vendosë në zbatim një kontroll të fortë financiar.

Është e ditur që disa klube spanjolle të La Liga po përballen me nivele borxhesh të pabesueshme pas një menaxhimi të keq të dukshëm. Për të mos folur pastaj për mënyrën se si futbolli spanjoll është financuar në 10 vitet e fundit, edhe nga shteti”, shkruhej në letrën e PSG-së.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"