Luan në Itali, Tirana arrin akordin me futbollistin e Kombëtares kuqezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2020 | 23:58

Luan në Itali, Tirana arrin akordin me futbollistin e Kombëtares kuqezi

Përveç 3 afrikanëve që luajnë në mesfushë dhe sulm, te Tirana presin edhe një mbrojtës. Pikërisht për këtë arsye drejtuesit kanë nisur nga puna dhe duket se e kanë gjetur mbrojtësin që kërkojnë. 

shaqir tafa

Shaqir Tafa do të jetë afrimi i radhës për Tiranën në merkato. Sipas “Abc News”, kampionët e vendit kanë arritu marrëveshjen me mbrojtësin e Kombëtares U21, Shaqir Tafa.

21-vjeçari prej 3 sezonesh luan në Serinë C italiane, ku është aktivizuar me Palermo, Kuneo e Monopoli dhe sezonin e fundit me Sikula Loencio.

Tafa luan në qendër të mbrojtjes dhe ka luajtur 14 ndeshje me Shpresat, ku 13 i ka nisur si titullar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"