Luajnë në Patos, flet trajneri i Luftëtarit: Ndeshje jetike për ne!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2021 | 13:24

Luajnë në Patos, flet trajneri i Luftëtarit: Ndeshje jetike për ne!

Petraq Meçi e quan jetike për vazhdimësinë përballjen me Albpetrolin. Në prag të transfertës me patosarakët, trajneri i Luftëtarit për “Panorama Sport” thotë:

Petraq Meci

“Do jetë e vështirë me Albpetrolin, por edhe jetike. E respektojmë kundërshtarin, por në Patos udhëtojmë vetëm për një objektiv: fitoren. Nuk do të jetë një mision i lehtë, pasi patosarakët janë të fortë dhe mbi të gjitha ne kemi dy mungesa. Kapiteni Batha është i penalizuar dhe mesfushori Bellaj i dëmtuar.

Megjithatë, fryma e grupit dhe ditët e ndërprerjes së kampionatit na kanë dhënë një dorë më shumë për të përgatitur këtë 90-minutësh. Nëse marrim atë çka kërkojmë, do të futemi në rrugën e duhur për misionin që i kemi vënë vetes”.

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"