Longo bën llogari pa 4 titullarë, si pritet të rreshtohet Kukësi ndaj Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2022 | 10:20

Longo bën llogari pa 4 titullarë, si pritet të rreshtohet Kukësi ndaj Dinamos

Për ndeshjen me Dinamon, Diego Longo nuk ka shumë alternativa në dispozicion, për shkak dëmtimesh dhe pezullimesh.

KUKESI

Por, italiani ka treguar këtë sezon se mund të bëjë shpesh përshtatje të lojtarëve në fushë. Vasil Shkurtaj, Bruno Lulaj dhe Ardit Hila janë mungesa të sigurta, ndaj Longo do të bëjë pa ta.

Në dyshim është edhe Shqiprim Taipi, pasi vjen nga një dëmtim prej dy javësh.

E njëjta gjë mund të thuhet për Emiliano Mustën, që ka probleme fizike.

Megjithatë, edhe për këtë ndeshje italiani me shumë gjasa do të jetë besnik i skemës 4-3-3.

Në portë do të jetë Tafas, ndërsa nga krahët Gligorov dhe Ndreca.

Pëllumbi dhe Bytyçi do të luajnë në qendër. Në mesin e fushës pritet të luajë De Lukas, Gjelbrim Taipi dhe një midis Milunoviç dhe Shqiprim Taipit.

Sakaq, sulmi pritet t’i besohet sërish Bashës, Feizhaos dhe Puntusit.

KUK

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"