Londinezët po kthehen në kockë të fortë, njihuni me statistikat e përballjeve Siti-Totenhem

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2023 | 14:04

Londinezët po kthehen në kockë të fortë, njihuni me statistikat e përballjeve Siti-Totenhem

Mançester Siti pret Totenhemin sot në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të Premier Ligës. Ja statistikat e përballjeve mes tyre:

htfujgk

– Totenhemi ka fituar 5 nga 7 ndeshjet e fundit të Premier Ligës kundër Mançester Sitit, ndërkohë që më parë kishte fituar vetëm 4 nga 19.

– Mançester Siti mund të bëjë tre ndeshje radhazi në kampionat pa fitore për herë të parë prej 4 ndeshjeve nga marsi deri në prill 2017.

– “Qytetarët” kanë barazuar dy ndeshjet e fundit të tyre në kampionat, pavarësisht se kanë qenë në të dyja në avantazh. Siti e ka parë veten në avantazh në tre ndeshje radhazi pa i fituar ato që prej nëntorit 2009, në barazimet kundër Bërnlejt, Liverpulit dhe Hallit.

– Kampionët e Anglisë kanë humbur vetëm 1 nga 48 ndeshjet e fundit në shtëpi në të gjitha kompeticionet, ndërsa janë të pamposhtur në 27.

– Kapiteni i Totenhemit, Son Heung-min, ka shënuar 7 gola në Premier Ligë kundër Sitit të Guardiolës. Vetëm Salah (11) dhe Vardi (9) kanë shënuar më shumë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"