Lojtari i Tiranës pajiset me vizë, i gatshëm për takimin e fundjavës ndaj Turbinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2017 | 20:28

Lojtari i Tiranës pajiset me vizë, i gatshëm për takimin e fundjavës ndaj Turbinës

Futbollisti afrikan i Tiranës, Toni Maveje, tashmë është pajisur me vizë nga Shqipëria, dhe tashmë ka mundësinë të aktivizohet rregullisht në Kategorinë e Parë për bardh e blutë.

tirana

Pasi u largua drejt Ugandës, ku u grumbullua për kualifikueset e Botërorit 2018, kthimi i tij në Shqipëri pati probleme me përmbushjen e dokumentacionit. Por sot, klubi i Tiranës bën me dije se Maveje do të jetë i gatshëm për Ze Marian që nga kjo fundjavë, në ndeshjen përballë Turbinës.

maveje

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"