Lojtarët e Kamzës mes katër rrugëve, Fukui dhe Orelesi interesohen në FSHF për të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2019 | 17:00

Lojtarët e Kamzës mes katër rrugëve, Fukui dhe Orelesi interesohen në FSHF për të…

Pas përjashtimit, lojtarët e Kamzës janë të pashpresë. Sikur të mos mjaftonte fakti që kanë mbetur mes 4 rrugëve as nuk po paguhen. Pa u marrë vendimi nga Komisioni i Disiplinës kishin disa rroga pa marrë, por detyrimet shtohen pasi nuk do të marrin asnjë qindarkë deri në mbyllje të këtij sezoni futbollistik.

Fukui Orelesi

Janë jo pak, por 25 futbollistë që nuk dinë as ku të përplasen. Ata kanë kërkuar që t’i jepet një zgjidhje kësaj situate, ndaj edhe i janë drejtuar Komitetit Ekzekutiv ditë më parë. E megjithatë, nuk e kanë lënë me kaq. Kur dihet që gjendja është alarmante, kanë nisur që të lëvizin edhe personalisht. Vetëm të premten në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit u panë Masato Fukui dhe Nuredin Orelesi.

Fukui-Orelesi FSHF

Të shoqëruar nga Abraham Aleçenu, në cilësinë e menaxherit, të dy të huajt kanë kërkuar informacion për rrugën që duhet të ndjekin për të hapur një çështje në drejtim të klubit. Patën një takim edhe me juristët e FSHF-së, të cilët u kanë shpjeguar të gjitha hapat që duhet të ndërmarrin për të nisur procesin në DHZK.

Nga ana e federatës u ka sugjeruar që të pajtonin një avokat për të ndjekur që të gjithë çështjen. Por që DHZKtë nisë një proces, fillimisht duhet që çdo lojtar të depozitojë një kuotë prej 1 milion lekësh të vjetër. Tashmë mbetet për t’u parë nëse në vazhdim do të nisin apo jo gjyqin kundër Kamzës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"