Dy herë Ribaj, Teuta mund Laçin dhe del nga zona e ftohtë (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2016 | 14:03

Dy herë Ribaj, Teuta mund Laçin dhe del nga zona e ftohtë (Video)

Teuta ka fituar tri pikë shumë të rëndësishme për mbijetesën në fushën e Laçit, duke siguruar një sukses që e largon nga zona e ftohtë e klasifikimit.

Në një ndeshje të shënjuar nga dy penallti shumë të çuditshme të dhënë nga gjyqtari ndërkombëtar Enea Jorgji, diferencën e bënë dy golat e Andi Ribajt, që ndihmojnë durrsakët të largohen nga zona e ftohtë ndërsa zhysin në krizë kurbinasit.

laci teuta

MINUTË PAS MINUTE

90’+4′ Mbyllet ndeshja me fitoren e Teutës që kapërcen Laçin në renditje për të dalë nga zona e ftohtë e renditjes.

90’ Jep katër minuta shtesë gjyqtari i katërt.

83’ Lushkja arrin të hyjë në qendër të zonës pasi shmang ndërhyrjen e dy mbrojtësve, por gjuajtja e tij devijohet në momentin e fundit nga një mbrojtës i Teutës. Në goditjen nga këndi vijuese, topi përfundonte Lulaj i cili gjuan me kokë, por sfera përfundon jashtë ngjitur me shtyllën në të majtë të Moçkës.

80’ Biba depërton në krahun e majtë dhe provon të vërë në vështirësi Moçkën me një diagonale, por gardiani i durrsakëve është i vëmendshëm dhe kontrollon në pozicion.

75’ Drilon Musaj përpiqet që të kthejë fatin e ndeshjes me një gjuajtje nga jashtë zonës, Moçka devijon në vështirësi gjuajtjen nga distanca të mesfushorit për të shpëtuar katërkëndorin.

64’ Pas zhvillimit të një goditje dënimi, mbrojtja e vendasve gjendet komplet e papërgatitur dhe pasi Hila gjen në zonë Ribajn i cili nuk e ka të vështirë të dërgojë topin në rrjetën e Selmanit. 0-2

52’ Shumë ritëm i ulët në këtë fillim të 45 minutave të dyta. Iniciativën e ka thuajse gjithmonë Laçi, që kërkon të gjejë sa më shpejt barazimin. Por Teuta është shumë e vëmendshme në prapavijë dhe nuk lejon hapësira për sulmuesit kundërshtarë.

46’ Fillon pjesa e dytë e ndeshjes.

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes

45’ Jepen dy minuta shtesë në këtë pjesë të parë.

34’ Goditje dënimi e Laçit në krahun e djathtë, Topi harkohet në zonën e skuadrës durrsake por Gjoni nuk arrin ta devijojë në portë, edhe pse vetëm pak hapa larg katërkëndorit të Moçkës.

27’ Enea Jorgji jep menjëherë një penallti edhe për Laçin, për një faull shumë të diskutueshëm në zonë ndaj Akuino. Sulmuesi e merr vetë përsipër gjuajtjen, por topi pritet nga Moçka.

24’ Nga pika e bardhë ekzekuton Ribaj, i cili dërgon topin në rrjetë me gjuajtjen e tij. 0-1

23’ Cmajcanin depërton në zonë dhe aty pengohet nga mbrojtësit e skuadrës vendase. Jorgji vërshëllen për penallti, pavarësisht protestave të skuadrës kurbinase.

21’ Provon edhe Akuino të shënojë me një gjuajtje qendrore nga jashtë zonës, topi kontrollohet nga Moçka.

20’ Pas një goditje këndi, topi përfundon te Gjoni i cili me kokë dërgon topin në duart e Moçkës.

19’ Aksion në krahun e majtë për Laçin, Lushkja depërton në zonë, por ndalohet në momentin e fundit, kur po provonte të kthente topin në qendër.

10’ Ndërprerje e vazhdueshme e ndeshjes për shkak të faulleve të njëpasnjëshme në mesfushë.

3’ Hila jep sinjalin e parë drejt portës kurbinase me një gjuajtje nga jashtë zonës, por nuk gjen kuadratin.

Laçi-Teuta 0-2

24′ (p), 64′ Ribaj

Laçi: Selmani, Fangaj, Gjoni, Qaqi, Shala, Abraham (65′ Biba), Lulaj, Musaj, Çelhaka (40′ Kastrati), Lushkja, Akuino

Trajner: Ramadan Ndreu

Teuta: Moçka, Borshi, E. Hoxha, R. Hoxha, Kotobelli, Hila, Dita, Cmajcanin (90’+1′ Shkalla), Musta, Gripshi (86′ Beqja), Ribaj (90’+3′ Bangal)

Trajner: Gugash Magani

KV: Abraham, Kastrati, Gjoni

Gjyqtar: Enea Jorgji

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"