LISTA E TEUTËS/ Mungojnë surprizat në orët e fundit të merkatos, njihuni me emrat e sezonit të ri te durrsakët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2022 | 16:41

LISTA E TEUTËS/ Mungojnë surprizat në orët e fundit të merkatos, njihuni me emrat e sezonit të ri te durrsakët

Teuta e mbyll merkaton pa surpriza në orët e fundit. Klubi durrsak ka bërë dy goditje në këtë fund merkatoje. Albion Marku dhe Dejvid Fejzulla janë veshur zyrtarisht blu.

TEUTA

Klubi ka mbyllur ditën e martë marrëveshjet e huazimit me klubin e Dinamos dhe të dy lojtarët janë vendosur në dispozicion të trajnerit Arapi. Fejzulla vjen sërish nga ekipi i Dinamos, është vetëm 20 vjeç dhe luan si mesfushor i avancuar, ndërsa Marku vjen pas një gjysmë sezoni me Partizanin si i huazuar nga Lokomotiva e Zagrebit, me të cilën u nda në këtë verë.

Këto dy afrime erdhën vetëm një ditë para mbylljes së afatit kalimtar të verës. Tashmë merkatoja është mbyllur mesnatën e sotme dhe kemi një pasqyrë të saktë të skuadrës që Teuta është tashmë.

LISTA E TEUTËS:

1231

423424

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"