Lindon Selahi: Trajneri nuk më ka thirrur, por shpresoj tek Europiani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2024 | 11:44

Lindon Selahi: Trajneri nuk më ka thirrur, por shpresoj tek Europiani

Lindon Selahi luan prej vitit 2021 me Rijekën në Kroaci dhe këtë sezon ekipi i shqiptarit është në vendin e parë dhe pretendent për t’u shpallur kampion. Selahi ka lindur në Belgjikë, por ka zgjedhur Kombëtaren shqiptare, për të cilën ka luajtur katër ndeshje dhe është thirrur edhe nga Silvinjo.

lindon-selahi-e1608465729898

Në një intervistë të fundit, ndër të tjera mesfushori tregon se shpreson të luajë në Kampionatin Europian dhe do të jetë veçanërisht i lumtur nëse luan kundër Kroacisë në ndeshjen e dytë. “Kampionati Europian, në grup kampionët e Europës Italia, Spanja dhe…Kroacia! Një grup që nuk do ta dëshironit. Braziliani Silvinjo, që është edhe trajneri i Shqipërisë, nuk më ka telefonuar herët e fundit. Por, unë shpresoj për Europianin, normalisht.

Unë tashmë po flas për këtë në dhomën e zhveshjes. Sepse unë jam lojtar i Rijekës dhe Rijeka ka lojtarë të Kombëtares (qesh). Edhe i ri edhe i madh, tha Selahi duke folur për “24sata.hr”. Selahi është thirrur për herë të fundit në Kombëtare në mars të vitit 2023 dhe ishte në stol në humbjen me Poloninë në Varshavë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"