Lila i jep leksion Xhakës: Unë jam gjithnjë i gatshëm, edhe si tifoz

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2017 | 12:13

Lila i jep leksion Xhakës: Unë jam gjithnjë i gatshëm, edhe si tifoz

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Andi Lila, në një prononcim për “Supersport”, ka thënë se do të jetë gjithnjë i gatshëm për të ndihmuar kombëtaren, qoftë si futbollist, qoftë si tifoz. Ai nuk ka pranuar të komentojë mbi largimin e Xhakës, por duke folur për veten e tij ka lëshuar një mesazh të qartë për mesfushorin e Bazelit.

lila

Për çështjen “Xhaka”

“Nuk më takon të flas për çështjen e Xhakës sepse nuk jam shumë i informuar për situatën. Di të them për veten time që edhe për një sekondë të vetme nëse më jep mundësinë trajneri, unë do jap maksimumin tim, siç jam munduar ta bej gjithmonë. Edhe nëse një ditë nuk do grumbullohem më, dashuria ime për fanellën është e sinqertë do jem pranë kombëtares si tifoz.”

Për rezultatet e fundit negative

“Duhet të kishim rezultate më të mira, por s’kemi pasur edhe fat. Uroj që në ndeshjet në vazhdim të bëjmë punë më të mirë dhe të marrim rezultate pozitive ashtu siç na ka hije që t’i gëzojmë shqiptarët siç kemi bërë kohët e fundit. Normalisht në futboll jo gjithnjë mund të jesh në majë. I fortë nuk është ai që qëndron vetëm në majë, por ai që kur bie ngrihet prapë. Ne do ngrihemi, unë kam shumë besim dhe shpresoj që Shqipëria të vazhdojë gjithmonë të jetë më e mira.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"